• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova si mëkati i parë rus i Europës

by Veton Surroi
10/02/2021 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

1.

Shefi i politikës së jashtme të Komisionit Evropian u kthye nga një vizitë Moskës dhe u ul e shkroi disa fjali përshtypjesh që kanë intencën dhe potencialin e të mbajturit mend si historike. “U ktheva në Bruksel me brengosje të thellë për perspektivën e zhvillimit të shoqërisë ruse dhe zgjedhjeve gjeostrategjike të Rusisë”. Autori shtoi se Rusia dhe BE-ja po “i largohen njëra-tjetrës” dhe se “duket që Rusia në formë progresive po e shkëput veten nga Evropa dhe po i shikon vlerat demokratike si kërcënim ekzistencial”. Për të vënë pikën mbi “i”, ai shkruan se “jemi në udhëkryq”, se “zgjedhjet strategjike që bëjmë tash do të përcaktojnë dinamikën ndërkombëtare të fuqisë në shekullin XXI, duke u vënë në spikamë a do të shkojmë drejt modeleve më bashkëpunuese apo më polarizuese, të mbështetura në shoqëri të mbyllura apo më të lira”.

Një numri jo të vogël deputetësh të Parlamentit Evropian, që të nesërmen nënshkruan kërkesën për dorëheqje a shkarkim, këto fjalë nuk u shërbyen si arsyetim i mjaftueshëm. Vizita e tij në Moskë me vetiniciativë dhe “dështimi i tij që të vihet në mbrojtje të interesave dhe vlerave të Bashkimit Evropian gjatë vizitës i kanë krijuar dëme të mëdha reputacionit të BE-së dhe dinjitetit të zyrës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të jashtme e politikë të sigurisë”, shkruan ata.

Për lexuesin në BE, ky është lajm.

Për lexuesin e Kosovës, thellë në periferinë e Evropës, ky lajm mund t’i përngjajë një gazete të futur në shishe, hedhur në oqean dhe arritur në brigjet e një kontinenti të largët disa vjet më pas. Këtu thellë në periferi nuk është kurrfarë konstatimi që Rusia po largohet apo është larguar nga Evropa dhe nuk është kurrfarë lajmi që Rusia “po i shikon vlerat demokratike si kërcënim ekzistencial”. Këtu, në periferi, risi do të ishte e kundërta, pra lajmi që Rusia po i përqafon vlerat demokratike dhe se po i afrohet Evropës.

2.

Josep Borrell u arsyetua se kishte shkuar për t’i ofruar dialog Moskës, por ishte kthyer duarthatë. Moska zyrtare, së cilës i kishte ofruar dialog, ishte përgjegjëse vjet për atentatin me helmim ndaj figurës së vetme të njohur prijëse opozitare A.Navalny, për arrestimin e tij pas kthimit nga kura mjekësore që ia shpëtoi jetën në Gjermani, dënimin me burg dhe rrahjen e përditshme të qindra qytetarëve të Rusisë që dalin për të protestuar kundër represionit të regjimit të Putinit.

Si përgjigje ndaj vërejtjeve të Borrellit për nevojën e “vlerave të përbashkëta evropiane”, Rusia përjashtoi diplomatë nga tri shtete të BE-së për shkak se kishin vështruar demonstratat. Për më tepër e në konferencë të përbashkët shtypi, ministri i Jashtëm Lavrov e quajti BE-në “partner jo të besueshëm”.

Ministri i jashtëm Lavrov është më i rryeri dhe konsistenti në funksionin e diplomatit në 20 vjetët e fundit, prej Vladivostokut në Washington, dhe dha një përshkrim që në masë të madhe reflekton një qëndrim strategjik të Moskës: BE-ja është një treg i madh, por kur vjen te politika e jashtme aty duhet folur me shtetet anëtare. Në këtë këndvështrim, nuk çon shumë kandar çka thotë Borrelli, por më me rëndësi është të dëgjohet se çka thonë kancelarja Merkel, presidenti Macron apo në të kaluarën Tony Blair e madje edhe kryeministri Berlusconi.

Në politikë të jashtme, Rusia e trajton hartën evropiane sot ashtu siç e ka trajtuar që nga shekulli XIX, një përmbledhje shtetesh të fuqishme që përbëjnë “Koncertin evropian”, e që përcakton baraspeshën e forcave. Në këtë hartë – si dhe atëherë – janë Rusia dhe fuqitë perëndimore, cilatdo të jenë e me çfarëdo emri të jenë sot.

3.

“Zgjedhjet gjeostrategjike” të Rusisë që përshkruan J. Borrell si një risi që ai paska parë në Moskë dhe që do të ndikojnë në shekullin XXI kanë ndodhur që nga ditët e para të pushtetit të Putinit. Nuk ka gjë të re në Moskë e as ka gjë që Moska ka fshehur deri tani. Kur NATO paralajmëroi se në të do të mund të përfshihen edhe Ukraina e Gjeorgjia, Putini destabilizoi me ndërhyrje ushtarake këto dy vende, duke krijuar territore nën kontroll të Rusisë. Kur pa se kjo është e mundshme, Putini pushtoi Krimenë dhe ia aneksoi Rusisë.

Gjatë më shumë se një dhjetëvjetëshi ka hyrë në konfrontim strategjik me Perëndimin në pikat që i ka konsideruar të dobëta. Ka vrarë ish-spiunët e vet e opozitarët e mundshëm në Britani, ka zhvilluar luftë kibernetike e dezinformative në procesin zgjedhor amerikan nga i cili doli fitues presidenti Trump, është përpjekur për puç në Mal të Zi që ta pengojë zgjerimin në NATO. Me investim fare të vogël në Këshill të Sigurimit të OKB-së e mban Serbinë si pengesë ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB.

V. Putin ka zhvilluar me mjete të limituara një fushatë të suksesshme të pengimit e të çrregullimit të shtrirjes së një sistemi të demokracisë liberale evropiane dhe pjesë e kësaj politike janë dy ngjarje që në shikim të parë duken jo të lidhura mes vete. Një ishte kjo vizitë e Borrellit ku Moska tregoi shpërfilljen e nocionit të një politike të jashtme të BE-së, si pjesë e thellimit të demokracisë liberale. Dy ishte Pavarësia e Kosovës, si pjesë e zgjerimit të Evropës atlanticiste.

Kosova e shpalli pavarësinë e vet pas nëntë vjetësh administrimi ndërkombëtar dhe pas dy vjetësh negociata, në të cilat si ndërmjetëse ka qenë edhe Rusia. Shpallja e pavarësisë u bë me rekomandim eksplicit të ndërmjetësit të OKB-së, presidentit Ahtisaari, në letrën dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe, dy akterë që qenë të përfshirë në procesin negociator, BE-ja dhe Rusia, nuk e përkrahën, apo nuk e përkrahën në tërësi, propozimin e presidentit Ahtisaari.

Si rezultat i asaj skizme, që nga viti 2008, Rusia ka një qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës së bashku me pesë vende të Bashkimit Evropian, ndërsa 22 vende të tjera e përkrahin pavarësinë e Kosovës.

Rusia, me apo pa dashje të pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka fituar një levë të rëndësishme ndaj politikës së jashtme evropiane. Ndaj, Moska nuk ka nevojë për shumë ligjërata mbi politikën e jashtme të BE-së – e ka të qartë se në rastin e Kosovës ajo nuk ekziston.

4.

Në diskursin publik të kontinentit tash ndaj Kosovës dhe ardhmërisë së negociatave janë dy versione. Njëri, ai i BE-së që prej vitit 2011 përpiqet t’i pajtojë për qëndrim të përbashkët Kosovën e Serbinë, por nuk arrin t’i pajtojë 22 vendet anëtare të saj me pesë anëtaret që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. I dyti, ai rus që ka për interes që të mos arrihet as pajtimi i vendeve anëtare të BE-së mes vete e as pajtimi i Kosovës dhe Serbisë, sepse interesi strategjik i Rusisë është që të mos stabilizohet as BE-ja, as NATO-ja. Vizita në Moskë ka mundur të shërbejë si një lloj “reality check”, një verifikim realiteti.

Njëri prej mësimeve thelbësore që ka mundur të marrë me vete J. Borrell është se ashtu si Rusia ka bërë përcaktime dramatike gjeostrategjike duke u përpjekur ta çrregullojë Perëndimin, ashtu duhet të bëjë edhe BE-ja. Shtetet anëtare të saj duhet të korrigjojnë mëkatin themelor rus të BE-së, atë të mosunifikimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse shtetet anëtare të BE-së nuk kanë një qëndrim të përbashkët në thelbin e politikës së jashtme karshi sovranitetit dhe integritetit të Kosovës – dhe pesë anëtare të saj janë me Rusinë e 22 të tjera me qëndrim tjetër – si mund të zhvillojnë politikë të jashtme të përbashkët ndaj Rusisë?

Next Post
Çomo: Mbani maskat, moshat e reja janë të shtruar me forma të rënda. Fico: Në spitale, 77% e kapaciteteve janë të zëna

Çomo: Mbani maskat, moshat e reja janë të shtruar me forma të rënda. Fico: Në spitale, 77% e kapaciteteve janë të zëna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes

VIDEO / Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes

December 11, 2025
“Shabani është lepuri i Surrelit”, Berisha-mazhorancës: Ju e dini që s’merr dot asnjë firmë…

“Shabani është lepuri i Surrelit”, Berisha-mazhorancës: Ju e dini që s’merr dot asnjë firmë…

December 11, 2025
BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

BE gati të shfrytëzojë 185 miliardë euro të Rusisë për të shpëtuar Ukrainën

December 11, 2025
“Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

“Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

December 11, 2025
Berisha në SPAK, Demaliaj: Shpura e tij u katandis si vullnetarët e Enverit! Përballë Ramës një opozitë e konsumuar

Opozita ka 200 deputetë sot në seancën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit

December 11, 2025
“Dumani luftarak, nuk e ka trembur presioni”, Xholi: Nuk do fusja kurrë njerëz në burg pa prova

“Dumani luftarak, nuk e ka trembur presioni”, Xholi: Nuk do fusja kurrë njerëz në burg pa prova

December 11, 2025
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

December 11, 2025
Gara për kreun e SPAK, kandidati Xholi: Koha për hetime konkrete dhe të shpejta

Xholi, pro shtimit të numrit të prokurorëve të SPAK: Të mos hetojmë korrupsion me shifra të vogla

December 11, 2025
FOTOLAJM / Me kufje në veshë! Kush janë ambasadorët në seancën për kreun e ri të SPAK

FOTOLAJM / Me kufje në veshë! Kush janë ambasadorët në seancën për kreun e ri të SPAK

December 11, 2025
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal, Sala: Standarde europiane në kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës

Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neonatal, Sala: Standarde europiane në kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In