Kosova/ Rregjistrohen 3 viktima dhe 292 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Covid 19 Ne Kosove

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë, ka regjistruar të shtunën 292 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,833 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar tri viktima të diagnostikuara me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Në të njëjtën periudhë, këtë sëmundje e kanë mposhtur 556 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6,470. Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 65,982 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1,571 pacientë kanë vdekur.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com