• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

by A R
09/06/2022 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Për herë të parë pas gjashtë takimeve të zhvilluara që nga tetori 2019, kur startoi nisma e Ballkanit të Hapur, dy ditë më parë në Ohër, në pozicionin e vëzhguesit për Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, kishin ardhur vete kryeministri i Malit te Zi, shqiptari Dritan Abrazoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, boshnjaku Zoran Tageltija. Të dy kryeministrat u shprehën pozitivë se parlamentet e vendeve të tyre do të merrnin së shpejti vendimin politik për hyrjen në nismën rajonale ku deri sot janë vetëm Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Vetëm përfaqësuesit e Kosovës mungonin.

Pse ishin në Ohër kryeministrat e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës?

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, në këto dy vjet e dhjetë muaj, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh. Këto tri shtete kanë vendosur që lëvizja e qytetarëve të tyre të bëhet me pashaporta dhe pa viza. Pas pesë marrëveshjeve në takimin e Tiranës të dhjetorit 2021, gjendja ka ndryshuar.

Marrëveshja që ngjalli më shumë oreksin e përfitimeve nga komuniteti i biznesit të Malit të Zi dhe të Bosnje-Hercegovinës ishte ajo e tre shteteve për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik për siguri. Pra, lehtësi konkrete të biznesit per kalimin në dogana. Janë hapur korsitë për këta operatorë ekonomikë të autorizuar në Tabanoc, mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe Qafë Thanë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Biznesi i këtyre tre vendeve, që aplikon dhe e merr këtë status, nuk vonohet tashmë më në traun e doganës. Prandaj ishin në Ohër kryeministrat e dy vendeve që ende nuk janë brenda nismës, të Malit të Zi dhe të Bosnje-Hercegovinës. Ballkani i Hapur po jep rezultate në lëvizjen e lirë të mallrave, deri në heqjen përfundimtare të pengesave doganore.

Pse na dhëmb shpirti për Kosovën në Shqipëri?

Realisht, të vjen shume keq dhe të dhëmb shpirti për këtë miopi të drejtuesve të Kosovës, në lidhje me dobitë dhe mundësitë e integrimit rajonal. Nuk është hera e parë.

Në fillim të gushtit 2021, Kuvendi i Kosovës dështoi të miratonte një Rezolutë të propozuar nga një parti në opozitë, për zbatimin e 16 Marrëveshjeve ekonomike të Uashingtonit, të nënshkruara më 4 shtator 2020 mes Serbisë, Kosovës dhe SHBA-ve.

Kosova dhe Serbia, si shtete që nuk njohin njëra-tjetrën, nënshkruan në Uashington marrëveshje ekonomike veç e veç me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke premtuar normalizimin gradual të marrëdhënieve të tyre ekonomike, nëpërmjet 16 masave që ranë dakord të ndërmarrin në të ardhmen e afërt.

U zotuan të zbatojnë marrëveshjet e transportit të nënshkruara në Mynih të Gjermanisë në shkurt 2020. Ranë dakord gjithashtu për një studim të përbashkët leverdisshmërie mbi mundësitë për lidhjen e rrjetit hekurudhor Beograd-Prishtinë me një port të thellë detar në Adriatik.

Të dyja vendet e duan dëshpërueshmërisht një dalje tregtare në Adriatik. Sigurisht porti më i afërt për të dy është ai i Durresit, ku Kosova ka një zyrë doganore për porositë dhe mallrat e saj tranzit për në Kosovë. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia për të investuar (ndoshta edhe bashkarisht) për rindërtimin dhe thellimin e Portit të Shëngjinit, për të cilin qeveria e Shqipërisë ka rënë dakord në parim të përdoret nga Kosova si porti i saj dhe dalje në Adriatik.

Nga ana tjetër, si Kosova dhe Serbia vendosën në Uashington të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-ve dhe bankën amerikane EXIM(Eksport-Import), me memorandume mirëkuptimi, për të konkretizuar një numër projektesh të përbashkëta zhvillimi, përfshirë “Autostradën e Paqes” Beograd-Prishtinë. U fol për investime amerikane të nivelit 1 miliardë dollarë në të dyja vendet.

Administrata Bajdën i njeh 16 Marrëveshjet e Uashingtonit. Po Kosova?

Të gjitha këto 16 masa-marrëveshje ishin dhe mbeten një ogur i mirë për normalizimin e marrëdhënieve politike mes të dyja vendeve. Administrata e Presidentit Bajdën i ka konsideruar të mirëqena marrëveshjet dhe është shprehur se pret nga Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve që rrjedhin prej tyre.

Po çfarë bënë në gusht 2021 drejtuesit aktualë të Kosovës? Dështimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës më 6 gusht 2021 ishte një hap prapa, që u sjell dhimbje në shpirt të gjithë atyre që e duan Kosovën më pranë integrimit euroatlantik dhe në BE.

Të tillë janë në shumicë absolute të 2.8 milionë shqiptarët që sot jetojnë në Shqipëri. Në qershor 2021, nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë, qeveria e Kosovës i konsideroi marrëveshjet historike të Uashingtonit pa vlerë ligjore, për shkak se kryeministri i asaj kohe i Kosovës ishte zgjedhur në Kuvend pa arritur shumicën e duhur, ngaqë i mungonte një votë(?!).

Të nxjerrësh një shkak procedurial të brendshëm, edhe në rast se ai qëndron plotësisht, si arësye për të mohuar vlerën e marrëveshjeve të Uashingtonit për qytetarët e Kosovës, përbën gabim tejet të rëndë, të prodhuar nga një miopi fatkeqe politike. Kosova është vendi evropian jashtë BE-së, me përqindjen më të lartë të popullsisë së vet si Diasporë e re e krijuar në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, pas Shqipërisë. Qytetarët e saj e kanë domosdoshmëri heqjen e rregjimit të vizave me shtetet e BE-së, e realizuar për Shqipërinë një dekadë më parë.

Ky është interesi madhor dhe duhet të jetë kryetema e politikës kosovare sot. Për të duhet të shkojnë të gjitha përpjekjet e qeverisë së sotme të Kosovës. Ballkani i Hapur e ndihmon këtë kauzë të qytetarëve të saj.

Vetëm qeveria e sotme në Prishtinë nuk po e sheh këtë. Kjo miopi u përsërit me rastin e takimit të Ohrit për Ballkanin e Hapur. Megjithatë, edhe Kosova, pavarësisht refuzimit zyrtar për të ardhur në Ohër, shpejt a vonë do t’i bashkohet nismës. Biznesi kosovar është i qartë për këtë. Duhet pak kohë që edhe politikanët e Kosovës ta kuptojnë dhe të mos marrin frymë vetëm me dasitë e së shkuarës. Të gjithë do të bashkohen, sepse do të shikojnë përfitimet reale. Të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor nuk kemi kohë të jetojmë në të shkuarën. Kemi të gjithë të njëjtat probleme në rajon dhe duhet të punojmë së bashku për t’i zgjidhur. Pandemia e tregoi fare qartë këtë. Kur vuan një nga ekonomitë tona, të gjithë vuajmë.

Next Post
Roli i komandës speciale amerikane në Shqipëri/ Milo: Po vëzhgojnë zhvillimet në rajon, kanë mision dhe trafikun e…

Milo: Greqia ka ambicie për rol të shtuar në rajon, por nuk ia lejon vetes të dalë kundër Ballkanit të Hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In