• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova po e ndihmon trafikimin

by
16/08/2015 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti po e ndihmon trafikimin, shkruan sot e Diela me Koha Ditore. Organet e drejtësisë po shqiptojnë dënime tejet të buta ndaj trafikantëve, ndërsa nuk po i godasin në qëllimin e tyre kryesor– përfitimin financiar. Zgjidhja është konfiskimi i pasurisë së “tregtarëve” me qenie njerëzore. Rreziku që Kosova të futet në listën vëzhguese të SHBA-së është real, ashtu sikurse vetë raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan që flet për inkriminimin e zyrtarëve në trafikim. Kështu thotë Mentor Vrajolli, hulumtues në Qendrën Kosovare për Siguri, në një intervistë për “Kohën Ditore”. Sipas tij, shteti ka mundur t’i mbyllë kufijtë me Serbinë në mënyrë që të parandalojë që emigrantët kosovarë që ikën nga Kosova këtë vit të bien pre e trafikantëve në Serbi.

Proceset integruese të Kosovës, sipas tij, varen kryekëput nga luftimi i krimit të organizuar. Konstatimet janë reale. Problemi i luftimit të krimit të organizuar është problem kompleks. Arsyeja pse lufta kundër trafikimit nuk ka qenë e kënaqshme në një masë të duhur është edhe për shkak të dështimit të organeve të drejtësisë apo gjyqësorit, që këto raste i amortizon. Ka raste kur personat e dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, respektivisht krimit të organizuar, sepse realizohet në mënyrë të organizuar si krim, nuk marrin dënime me burgim shumëvjeçar, por më minimalet të mundshme. Ndërkohë që bëhet fjalë për krime ndër më seriozet në kuadër të Kodit Penal të Kosovës. Nuk di që është bërë ende publik ndonjë dënim me mbi 6 ose 7 vjet për raste të tilla.

Next Post

Rita Ora kërkesë “X­-Factor­it”: Të regjistrohet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com