• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova për shkak të Speciales po prish raportet edhe me Parlamentin Evropian!

by Java News
20/01/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paqartësitë dhe qëndrimet kontradiktore rreth Gjykatës Speciale që po mbretërojnë në Kosovë ditëve të fundit janë mbartur edhe në takimin e katërt të radhës të Komisionit të Stabilizim-Asociimit, që është një delegacion ndërparlamentar i Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian.

Kjo temë thuhet të ketë dominuar gjatë tentativave për të nxjerrë një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian, siç ka ndodhur gjithmonë në të kaluarën në rastet e tilla, shkruan Koha Ditore.

Por kësaj radhe pikërisht referimi i nevojës për bashkëpunim me këtë gjykatë nga ana e autoriteteve të Kosovës ka qenë mollë sherri që ka bërë që për herë të parë të mos miratohet një deklaratë e tillë. Për një gjë të tillë kanë munguar uniteti dhe qartësia brenda delegacionit të Kuvendit të Kosovës, shef i të cilit, në cilësinë e bashkëkryesuesit të Komisionit ndërparlamentar, ka qenë Memli Krasniqi nga PDK-ja.

Deputetët e Parlamentit Evropian nuk kanë dashur që të ketë deklaratë ku nuk do të përmendeshin qartë Gjykata Special dhe nevoja e bashkëpunimit të autoriteteve të Kosovës me të. Për Parlamentin Evropian kjo gjykatë tashmë është pjesë e ligjeve të Kosovës dhe bashkëpunimi me të është një obligim ligjor i Kosovës, i cili lidhet edhe me sundimin e ligjit dhe me obligimet ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

“Bashkëkryesuesit shprehin keqardhje se nuk ka qenë e mundur të miratohen deklarata e përbashkët dhe rekomandimet për shkak të mungesës së pajtimit për çështjen e Dhomave të specializuara dhe nismave të fundit në Kuvendin e Kosovës në këtë drejtim. Megjithatë është shprehur shpresa se kjo pikë e mospajtimeve të tejkalohet në javët dhe muajt në vijim dhe nuk do të ketë ndikim të mëtejmë në raportet shumë të mira në mes të dy parlamenteve”, thuhet në komunikatën me shkrim të dërguar nga Parlamenti Evropian… (b.an)

Next Post
VIDEO/ Shtetasi turk bridhte natën me makinë në gjendje të dehur, përfundon në qeli

VIDEO/ Shtetasi turk bridhte natën me makinë në gjendje të dehur, përfundon në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In