• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova paralajmëron barriera tregtare për prodhimet e Shqipërisë

by Bashkim Kastrati
10/04/2018 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Bashkim Kastrati/
Ka disa vite që flitet për raportet jo të mira tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Prodhuesit e Kosovës janë ankuar për pengesa të ndryshme për të eksportuar në tregun e Shqipërisë.Para disa ditëve Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka deklaruar se nëse do të vazhdojnë pengesat nga Shqipëria, edhe kjo ministri do të ndërmerr masa ndaj, pasi që sipas tij shteti shqiptar shpesh krijon disa pengesa të panevojshme.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një debati në një nga televizionet nacionale të Kosovës, ku disa nga prodhuesit e Kosovës tregonin për pengesat konkrete që po i hasin në Shqipëri.

Këto pengesa në masë të madhe janë burokratike, por sipas prodhuese të Kosovës ka edhe pengesa tjera për të ndalur produktet nga Kosova dhe sipas tyre këto pengesa po bëhen nga disa njerëz të fuqishëm të biznesit në Shqipëri për të pasur vetëm ata tregun për ato produkte.

Në këtë situatë, edhe zyrtarisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka paralajmëruar barriera tregtare për produktet e Shqipërisë nëse autoritete shqiptare edhe më tutje vazhdojnë t’i pengojnë eksportet kosovare në këtë shtet.

Gjatë vitit që lamë pas kompanitë kosovare eksportuan në Shqipëri produkte në vlerë prej 60 milionë eurosh, derisa ato të Shqipërisë në Kosovë sollën prodhime në vlerë prej më shumë se 150 milionë eurosh.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka paralajmëruar se do të vendosë barriera tregtare për prodhimet e Shqipërisë nëse kjo e fundit edhe më tutje vazhdon me aplikimin e tyre për prodhuesit kosovarë.

Si në të kaluarën, por edhe aktualisht Doganat e Shqipërisë në vazhdimësi aplikojnë barriera të ndryshme për ta ndalur eksportin e prodhimeve shqiptare në këtë shtet, derisa prodhimet e Shqipërisë në vendin tonë importohen pa asnjë problem.

Në dijeni për moszbatimin e kësaj marrëveshjeje janë edhe Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë, të cilat pranojnë që ka ngecje në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Tregtisë dhe jemi të përkushtuar që marrëveshja të zbatohet mes dy vendeve dhe të eliminohen të gjitha barrierat që janë paraqitur”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës për gazetën zëri.

Në lidhje me këtë çështje në vazhdimësi ka reaguar edhe  Klubi i Prodhuesve të Kosovës(KPK). Ata kanë kërkuar që të mos ketë pengesa në raportet tregtare dhe se të punohet për t’u bërë një treg i përbashkët.

Sipas KPK-së, prodhuesit e Kosovës përballën me shumë barriera dhe probleme kur eksportojnë në tregun e Shqipërisë.

Duhet të kujtojmë rastet e shumta kur prodhuesve të Kosovës u janë vënë taksa shtesë ose i ju janë bllokuar mallrat në kufi, si për shembull me rastin e patates, miellit, birrës, barnave, e të tjera.

Prandaj janë pikërisht individë të caktuar brenda institucioneve të Shqipërisë që janë duke e bllokuar funksionimin e tregut të lirë dhe të përbashkët.

“KPK dëshiron të ju përkujtojë se Kosova dhe Shqipëria janë anëtare të CEFTA-së, që të dyja kanë nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë dhe rrjedhimisht të dyja duhet të aplikojnë tregtinë e lirë. Tregu i CEFTA-së në fokus të vet ka stimulimin e tregtisë, investimeve dhe krijimin e një tregu të gjerë për të gjitha vendet e rajonit”, duhet ndër të tjera në reagim.

Sipas KPK-së, tregtarët dhe prodhuesit nga Kosova kanë probleme të shumta që duhen gjetur zgjidhje sesa zhvendosja simbolike e pikës doganore në portin e Durrësit.

Probleme këto që kanë të bëjnë me procedurat që aplikohen nga shteti shqiptar për produktet nga Kosova, si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos.

Këto janë problemet reale të cilat po ndikojnë në mosfunksionimin e një tregu të përbashkët. Këto pengesa po ndodhin në kohën kur ka deklarata të shumta për bashkëpunim vëllazëror. Siç duket këto probleme konkrete nuk po diskutohen as në takimet e dy qeverive, që më shumë duket se janë simbolike sesa konkrete. (tesheshi)

Next Post
Procedohet dhe pezullohet nga puna kryeinspektori i IMT në Durrës

Procedohet dhe pezullohet nga puna kryeinspektori i IMT në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largimi nga stoli i Shqipërisë, Silvinjo jep mesazhin e fundit!

Largimi nga stoli i Shqipërisë, Silvinjo jep mesazhin e fundit!

May 20, 2026
Irani paralajmëron zgjerim të luftës përtej Lindjes së Mesme në rast sulmi amerikan

Irani paralajmëron zgjerim të luftës përtej Lindjes së Mesme në rast sulmi amerikan

May 20, 2026
Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Tërmet Peçi del nga SPAK, gazetarët e pyesin për përplasjen me Ramën

Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Tërmet Peçi del nga SPAK, gazetarët e pyesin për përplasjen me Ramën

May 20, 2026
Kandidati për ambasador të SHBA në Shqipëri zbulon prioritetet para Senatit: Do i mbështesim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

Kandidati për ambasador të SHBA në Shqipëri zbulon prioritetet para Senatit: Do i mbështesim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

May 20, 2026
Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

May 20, 2026
Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

May 20, 2026
Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës: Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës: Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

May 20, 2026
Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!

Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!

May 20, 2026
Trump befason me deklaratën për Iranin: Nuk po nxitojmë për marrëveshje

Trump befason me deklaratën për Iranin: Nuk po nxitojmë për marrëveshje

May 20, 2026
Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit

Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In