• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

by A R
03/08/2026 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 100 mijë fëmijë që përballen me përjashtim social ose me vulnerabilitete komplekse do të përfitojnë nga ndërhyrjet e parashikuara  në Planin e Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët 2026–2030. Plani parashikon masa të koordinuara në fushën e mbrojtjes sociale, shëndetësisë dhe arsimit, me synimin për të garantuar akses më të mirë në shërbime cilësore dhe mundësi të barabarta për zhvillim.

Në takimin me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në hartimin dhe zbatimin e Planit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se dokumenti përfaqëson një angazhim konkret për të mbështetur fëmijët dhe familjet që kanë më shumë nevojë.

“Sfida jonë sot, dhe angazhimi im personal si Ministre, është që çdo politikë e mirë në letër të zbatohet me sukses – që çdo reformë, çdo shërbim dhe çdo investim i parashikuar në këtë Plan të përkthehet në ndryshim real në jetën e fëmijëve dhe familjeve tona”, u shpreh ministrja Sala.

Ajo theksoi se Plani mbështetet mbi reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit për forcimin e mbështetjes ndaj fëmijëve dhe familjeve, përmes fuqizimit të skemës së ndihmës ekonomike, zgjerimit të shërbimeve të kujdesit në fëmijërinë e hershme, zhvillimit të kujdesit familjar dhe komunitar, promovimit të arsimit gjithëpërfshirës, si dhe integrimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale.

Ministrja Sala veçoi si një nga masat konkrete të këtij angazhimi dyfishimin e mbështetjes financiare për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, si edhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për kujdestarët e tyre.

Sipas saj, Garancia Evropiane për Fëmijët nuk është vetëm një angazhim në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, por mbi të gjitha një përgjegjësi ndaj çdo fëmije, për t’i garantuar mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë.

Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Edouard Beigbeder, përgëzoi Shqipërinë për rolin e saj udhëheqës në rajon në hartimin dhe zbatimin e Planit.

“Do të doja ta përgëzoja ngrohtësisht Shqipërinë për faktin që është në pararojë në rajon. Hartimi i këtij plani kombëtar është mbështetur në prova të forta, konsultime të gjera dhe koordinim efektiv ndërsektorial. Ky investim i rëndësishëm dhe angazhimi i qartë i pasqyruar në plan dëshmojnë vendosmërinë e Shqipërisë për të adresuar varfërinë e fëmijëve, për të promovuar përfshirjen sociale dhe për të investuar në brezat e ardhshëm”, tha Beigbeder.

Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Miha Pezelj, nënvizoi se Garancia Evropiane për Fëmijët është një nga instrumentet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian për luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit social të fëmijëve.

“Në Bashkimin Evropian, Garancia Evropiane për Fëmijët konsiderohet si një nga përgjigjet më të rëndësishme ndaj kësaj sfide. Ajo është një nismë madhore e Bashkimit Evropian, e miratuar në vitin 2021, me synim parandalimin dhe luftimin e përjashtimit social, duke garantuar për fëmijët në nevojë qasje efektive dhe falas në shërbimet thelbësore”, u shpreh ai.

Plani i Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët 2026–2030 do të udhëheqë ndërhyrjet ndërinstitucionale gjatë pesë viteve të ardhshme, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile, me synimin që çdo fëmijë në Shqipëri të ketë akses në shërbime cilësore dhe mundësi të barabarta për zhvillim.

Next Post
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Huaja 302 milionë dollarë mes Kushtetutës, non grata-s dhe Uashingtonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In