• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova ‘ngre traun’ me Shqipërinë, miraton unifikimin doganor

by Java News
05/06/2018 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për unifikimin doganor me Shqipërinë. Rezoluta e paraqitur nga deputeti socialdemokrat Visar Ymeri mori mbështetjen e 67 deputetëve përfshirë edhe të atyre të shumicës qeverisëse. Vetëm 1 deputet votoi kundër dhe një tjetër abstenoi.

Në të njëjtën seancë u miratua edhe heqja e tarifave Roaming, në komunikimet telefonike mes dy vendeve.

Unifikimi doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës heq barrierat kufitare mes dy vendeve, çka lehtëson dhe nxit rritjen e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në të dyja anët e kufirit. Marrëveshja lehtëson importin dhe eksportin e produkteve kosovare përmes porteve shqiptare.

Kornizat e projektit u diskutuan mes kryeministrave Rama e Haradinaj në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u zhvillua më 27 Nëntor në Korçë.

Në parlamentin e Shqipërisë nuk ka kaluar ende një rezolutë e tillë për të bërë realitet deklarimet e kryeministrit Rama dhe homologëve të tij kosovar, të cilat janë angazhuar për këtë çështje në të gjitha mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive.

Aktualisht, niveli tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është në stadin e Zonës së Tregtisë së Lirë dhe dallimi i këtij stadi me nivelin e Unifikimit Doganor, është se në të parën ndodh reduktimi me shkallë i detyrimeve doganore dhe heqja e barrierave tarifore mes shteteve përkatëse.

Në rastin e Unifikimit Doganor, ka edhe tregti të lirë mes shteteve anëtare, ashtu edhe detyrime doganore të unifikuara mbi mallrat e vendeve që nuk janë të përfshira në Unifikimin Doganor.

a.ç

Next Post
Balotelli ironi me Salvinin: Vetëm ai e di se ku do shkoj….Deri 18-vjeç nuk konsiderohesha italian

Balotelli ironi me Salvinin: Vetëm ai e di se ku do shkoj....Deri 18-vjeç nuk konsiderohesha italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky viziton Turqinë, takim me Erdoganin për luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Detin e Zi!

Zelensky viziton Turqinë, takim me Erdoganin për luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Detin e Zi!

October 30, 2026
pellumb karameta

Nuk pritën as përgjigjen e Rubios!

October 30, 2026
Detajet dhe lidhjet/ Investigimi i bujshëm i “Mother Jones”: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin!

Detajet dhe lidhjet/ Investigimi i bujshëm i “Mother Jones”: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin!

October 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Edi Rama duhet ta trajtojë Veliajn si kundërshtar politik, jo si një kalama që duhet edukuar

October 30, 2026
Vatikani: Papa Leo do të dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale

Papa Leo XIV, kreu i parë i Kishës Katolike që votoi në zgjedhjet amerikane

October 30, 2026
Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

October 30, 2026
Katastrofa më e madhe kibernetike, gjigandit të kriptomonedhave “Binance” iu vodhën 6,3 mld USD! Të gjitha rrugët të çojnë në Korenë e Veriut

Katastrofa më e madhe kibernetike, gjigandit të kriptomonedhave “Binance” iu vodhën 6,3 mld USD! Të gjitha rrugët të çojnë në Korenë e Veriut

October 30, 2026
Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale

Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale

October 30, 2026
Telashe për Nainggolanin në Belgjikë, kërkohet dënim me dy vjet burg për pastrim parash

Telashe për Nainggolanin në Belgjikë, kërkohet dënim me dy vjet burg për pastrim parash

October 30, 2026
Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In