• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova në UEFA, frikë nga një identitet i ri?!

by Ben Andoni
02/05/2016 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Afrika e Jugut mundi që në kohën e presidencës së Mandelës, falë fitores së titullit të kampionit botëror në regbi, të ruajë simbolet e veta. Ngjarja nuk ka mbase lidhje me Kosovën përveç faktit, që simbolet e vendit të sapodalë nga aparteidi, morën kuptim tjetër pas fitores në sport. Dhe, nuk mjaftuan liria, zgjedhjet, vetë Mandela, por fitorja e asaj dite krijoi një identitet të ri në vend, të pranueshëm nga të gjithë. Së pari, nga vetë qytetarët e saj. Kosova ka të ngjashme me këtë fabul vetëm daljen nga një regjim gati aparteidi, por edhe një të dytë që lidhet me sportin dhe identitetin e saj të ri.

Me shumë gjasa, Kosova do të marrë OK-in për t’u anëtarësuar këtë javë në UEFA. Kjo e bën përfundimisht një nga ëndrrat më të mëdha të të rinjve kosovarë realitet, që do të thotë se tashmë kanë mundësi të përfaqësohen ndërkombëtarisht dhe të luajnë nën flamurin e Kosovës. Deri më tash, kanë luajtur me idealizëm për Shqipërinë, nevojë për Zvicrën dhe një grup vendesh të huaja, nën flamurë të tjerë, thjeshtë për të ndjekur e plotësuar ëndrrën e tyre. Në asnjë rast, madje edhe në përfaqësimin e Shqipërisë, nuk e kanë gjetur si duhet veten e tyre. Kurse do ndryshojë me përfaqësimin e Kosovës. Pasi, është vendi me të gjitha atributet që i bashkon realisht sportistët kosovarë.

Ndërkohë, përpjekjet e Federatës Serbe të Futbollit për t’i ndaluar duken të dobëta, por edhe pak anakronike. Të 54 Federatat anëtare të UEFA-s, të cilat do ta japin të martën votën e tyre, u mjafton që vetëm gjysma e tyre të votojnë pro Kosovës, që ajo të kapë 51 për qindshin e detyrueshëm, që do të thotë vetëm 28 vota për t’u futur nën rendin e shtëpisë së futbollit evropian. Shenjat janë të mira, por më shumë, ato do ndihmojnë realisht për një status të ri për Kosovën. Atë që e meriton me talentin e këtyre djemve të talentuar.

Veçmas pretendimeve, serbët duhet të ngushëllohen për faktin e thjeshtë se në të gjithë skenarët e tyre, apo edhe në ato që thonë rendi i tyre kushtetues i patjetërsueshëm se: edhe Skocia, Uellsi, Irlanda e Veriut, përfaqësohen në këtë Union Federatash, paçka se janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Serbët mund të vazhdojnë me justifikime, por kjo nuk cenon askënd, madje edhe vetë ata.

Dy humbëset më të mëdha janë Shqipëria dhe Zvicra. Që këtej e tutje, bashkë me ndihmën vëllazërore, që Kosova dhe Shqipëria mund të vazhdojnë t’ia japin njëra-tjetrës, tashmë përfaqësueset janë pjesë e një grupi, që në një të ardhme mund t’i përplasë me njëra-tjetrën. Për hir të së vërtetës, deri më tani Shqipëria e ka ngritur të gjithë suksesin e vet të EURO 2016 mbi bazën e lojtarëve kosovarë, me pasaportat shqiptare. Këtej e tutje, të rinjtë kosovarë kanë vendin e tyre të përfaqësimit me simbolet e Republikës së tyre të re.

E njëjta gjë do të ndodhë me Zvicrën, e cila i detyrohet shumë djemve kosovarë dhe që tash e tutje do e kenë shtëpinë e tyre hapur për përfaqësim. Ndoshta kjo e fundit mund të miklojë ende me pagesat, ndërsa për Shqipërinë ideali kombëtar do të mbetet patetik dhe jo shumë grishës.

Kurse, në fakt, shqetësimi më i madh, këtej e tutje është nëse përfaqësimi me flamur të ri do jetë një nga ato qasjet që të çojnë në formimin e një identiteti tjetër. Në Kosovë është folur shpesh dhe debatues të ndryshëm e kanë shtruar idenë e tyre të identitetit, por në rastin e sportit megjithë ngarkesën e madhe të flamurit kombëtar, suksesi i një përfaqësimi të ardhshëm kosovar në garat e UEFA-s do ndikojë shumë. Por a do mundet vallë Kosova të krijojë një identitet të ri me sportin? Koha do të tregojë dhe ka shumë të ngjarë, që Kosova pas ditës së nesërme mund të mos jetë njësoj, ndërsa Shqipëria, Zvicra dhe vendet e tjera, tashmë mbeten me gishtin në gojë, sepse Kosova do të ketë shtëpinë e vet me simbolet e veta të reja. Ku ta dish, në të ardhmen, dhe me një identitet të ri. Të paktën, kështu ndodhi me Afrikën e Jugut, pas finales së regbisë të vitit 1995 (Java).

Next Post

Tentuan grabitjen e banesës në Kuçovë, babë e bir përleshen me dy hajdutët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In