• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosova me familjet tiranase, jep garanci për mbrojtjen e pronës

by
23/05/2015 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati demokrat për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me familje të vjetra tiranase ku ndau me ta historinë e paraardhësve të tij dhe ku u angazhua për respektimin  e të drejtës së pronës. Sipas zyrës së shtypit pranë selisë blu, Kosova vlerësoi bujarinë tiranase dhe u shpreh se prona e secilit është dhe do të konsiderohet prej tij si e shenjtë.

“Të parët e mi u nisën drejt një jete më të mirë drejt Tiranës dhe jeni pikërisht ju ato që i hapët derën që në vitin 1913, në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe ndatë bukën bashkë më familjen e gjyshit tim. Në vitin 1948, gjyshi internohet dhe rikthehet në vitin 1953 ku me gjysëm zëri do t’a them që edhe njerëzit e vetë nuk i hapën derën se kishin frikë nga regjimi dhe keni qenë pikërisht ju që ja keni hapur derën. Familja Rrahmani tek rruga “Hoxha Tasim” që i pranoi në shtëpi, që ju i pranuat në shtëpi dhe që e keni organizuar edhe dasmën e babait tim nga ku dola unë” – tha Halim Kosova.

Ai u shpreh se prona e çdokujt është e shenjtë dhe se asnjë institucion dhe  asnjë qytetar tjetër i Tiranës nuk do të gëzojë projekte madhore në kurriz të qoftë edhe një qytetari të vetëm që është pronar diku.

“Ju premtoj që jo vetëm jam këtu që të kandidoj për Bashkinë e Tiranës si një njeri që do përkrah çdo lloj projekti që zhvillohet në të mirë të qytetarëve në vite, por jam këtu që edhe padrejtësinë që u është bërë qytetarëve të Tiranës, në veçanti ju, ta vëmë së bashku në vendin e duhur në vendin që ju meritoni” përfundoi ai.

Next Post

SMS-të kërcënuese, Tahiri nën mbrojtje edhe nëse lë detyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com