Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë tavolinave të pingpongut, ku shfaqeshin emrat e lojtarëve sa herë që luanin. Pas kësaj, Kosova në shenjë revolte refuzoi të luante në dy meçe për të ngritur çështjen në një nivel tjetër. Si pjesë e bisedimeve për kthim në gara, kosovarët kërkuan një letër-garanci nga Komiteti Olimpik i Rusisë se në të ardhmen nuk do të pengohet asnjë sportist në garat që mbahen në këtë vend.
Rusët u pajtuan me këtë kërkesë, por mbeti vetëm premtim i tyre. Kosovarët u kthyen nga Rusia pa letrën e kërkuar dhe druajnë se edhe në të ardhmen do të kenë probleme në Rusi, shkruan Koha Ditore. Problemi me të cilin u përballën pingpongistët kosovarë në Ekaterinburg gjatë kampionatit evropian nuk është i pari që iu shfaqet sportistëve nga Kosova në ngjarjet ndërkombëtare që mbahen në Rusi dhe në vendet që ndjekin politikën e Rusisë.








