• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova heq flamurin e Ukrainës pas deklaratës së Zelenskyt, reagon edhe Shqipëria: Heqja e paraleleve, e gabuar!

by A. Q
09/08/2026 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të deklaratës së bërë një ditë më parë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kundër pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prishtinës ka larguar një flamur me mbishkrimin “Free Ukraine” (Liri për Ukrainën).

“Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti, Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”, tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një postim në rrjetet sociale.

Flamuri ishte vendosur në qendër të Prishtinës pas shpërthimit të luftës, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Rama tha se populli i Kosovës gjithmonë solidarizohet me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekuptim sepse “e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet”.

“Por, asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, shtoi ai.

Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Zelensky tha se shteti i tij s’ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së Kosovës dhe tha se respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Udhëheqësi ukrainas tha se shteti i tij i është mirënjohës Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë – të cilën Rusia e ka aneksuar paligjshëm më 2014, informon REL.

Ndonëse Kievi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Prishtina i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Vendi po ashtu ka strehuar gazetarë ukrainas, që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të luftës.

Shqipëria i reagon Zelenskyt: Barazimi i Kosovës me një situatë tjetër ndërkombëtare është i gabuar

Lidhur me deklaratën e Zelenskyt ka reaguar edhe Shqipëria.

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë e ka cilësuar të gabuar çdo përpjekje për të tërhequr paralele mes Kosovës dhe situatave të tjera ndërkombëtare.

“Nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim në këtë pikë: çdo përpjekje për të tërhequr paralele apo për të barazuar Kosovën me ndonjë situatë tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe krejtësisht e pasaktë”, tha Ministria në reagimin e 9 gushtit.

Shqipëria tha se Kosova ka themelet e saj historike, politike dhe ligjore, duke kujtuar edhe një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) lidhur me vendimin e Kosovës për të shpallur pavarësinë më 2008.

“Me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, GJND-ja ishte e prerë: shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës është një çështje krejtësisht tjetër. Ai përbën shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe një shkelje flagrante të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, u tha në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Sipas Shqipërisë, paqja në Ballkanin Perëndimor dhe e ardhmja evropiane e rajonit kërkon “pranimin e realitetit të pakthyeshëm të pavarësisë së Kosovës”.

“Pavarësia e Kosovës ka kontribuar në stabilitetin rajonal dhe është pjesë e një të ardhmeje në të cilën kufijtë nuk ndryshohen përmes forcës dhe popujt e komunitetet mund ta përcaktojnë të ardhmen e tyre në paqe dhe siguri”, u tha në reagim.

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE, përsëriti qëndrimin se mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Tirana tha se është “e kuptueshme” dhe “legjitime” që vizita e Zelenskyt në Serbi, para së gjithash, i shërben interesave të Ukrainës. Megjithatë shtoi se çdo hap që i ndihmon Serbinë të largohet “nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe të afrohet me Evropën është pozitiv”.

Edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE, Serbia për gati pesë vjet nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues.

Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit në negociatat për anëtarësim filloi lufta në Ukrainë, ndërsa Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me bllokun për të sanksionuar Rusinë. Në atë kohë, kjo ishte arsyeja kryesore për ngecjen e negociatave të anëtarësimit, teksa ndërkohë Beogradi ka pasur përkeqësim edhe në fushën e sundimit të ligjit.

Serbia refuzon të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe në Kushtetutën serbe, Kosova është ende pjesë e territorit të saj. Ndërkaq, dy vendet zhvillojnë negociata për normalizim të raporteve që nga viti 2011 me ndërmjetësimin e bllokut evropian.

Next Post
VIDEO/ Messi zbret i pikëlluar në Rosario për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait! Momenti kur del kokëulur nga avioni bashkë me familjen

VIDEO/ Messi zbret i pikëlluar në Rosario për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait! Momenti kur del kokëulur nga avioni bashkë me familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Ktheu magazinën në plantacion droge, shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

EMRI/ Ktheu magazinën në plantacion droge, shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

August 9, 2026
E bujshme nga “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

E bujshme nga “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

August 9, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

August 9, 2026
SHBA ofronte 5 mln dollarë për kapjen e tij, Dubai ekstradon drejt Irlandës bosin e organizatës kriminale “Kinahan”!

SHBA ofronte 5 mln dollarë për kapjen e tij, Dubai ekstradon drejt Irlandës bosin e organizatës kriminale “Kinahan”!

August 9, 2026
Siria dhe Rusia ndryshojnë statusin e bazave në Tartus dhe Hmeimim, zbulohet marrëveshja e nënshkruar!

Siria dhe Rusia ndryshojnë statusin e bazave në Tartus dhe Hmeimim, zbulohet marrëveshja e nënshkruar!

August 9, 2026
VIDEO/ Messi zbret i pikëlluar në Rosario për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait! Momenti kur del kokëulur nga avioni bashkë me familjen

VIDEO/ Messi zbret i pikëlluar në Rosario për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait! Momenti kur del kokëulur nga avioni bashkë me familjen

August 9, 2026
Kosova heq flamurin e Ukrainës pas deklaratës së Zelenskyt, reagon edhe Shqipëria: Heqja e paraleleve, e gabuar!

Kosova heq flamurin e Ukrainës pas deklaratës së Zelenskyt, reagon edhe Shqipëria: Heqja e paraleleve, e gabuar!

August 9, 2026
Maresca nuk heq dorë nga Rodri, presion Barcelonës: Të premten do jetë në Manchester!

Maresca nuk heq dorë nga Rodri, presion Barcelonës: Të premten do jetë në Manchester!

August 9, 2026
Irani publikon video të Mojtaba Khameneit pas spekulimeve për shëndetin e tij, por mediat dyshojnë se filmimi u bë para sulmit të SHBA-ve

Irani publikon video të Mojtaba Khameneit pas spekulimeve për shëndetin e tij, por mediat dyshojnë se filmimi u bë para sulmit të SHBA-ve

August 9, 2026
Zelensky jep alarmin: Mbi 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi për të luftuar, kemi zbuluar edhe raketa koreane!

Zelensky jep alarmin: Mbi 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut do të vendosen në Rusi për të luftuar, kemi zbuluar edhe raketa koreane!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com