Pala kosovare në bisedimet me Serbinë e ka listën e temave për dialog gjatë vitit. Ende pa u shuar dilemat për demarkacionin Kosovë- Mali i Zi, Kosova pritet të fillojë dialogun për demarkacion me një shtet tjetër. Kësaj radhe, Kosova do t’ia nisë bisedimeve për ta caktuar vijën kufitare me një shtet i cili nuk ia njeh pavarësinë dhe, rrjedhimisht, as kufijtë e saj. Bëhet fjalë për demarkacionin me Serbinë. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri.