• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kosova, dhjetë vjet pavarësi, por ende pa identitet

by Ben Andoni
17/02/2018 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kosova duhet uruar që arriti përmes shumë sfidave në dekadën e parë të jetës së saj. Një dhjetë vjeçar mbushur me sfida të papërfytyrueshme për beben e bukur të Evropës, që lindi pas atij privacioni gati shekullor ndaj saj. Sikur të mos mjaftonin këto, këtij vendi të vogël i janë hapur gati në çdo vit luftëra pafund fillimisht prej propagandës sllave për anëtarësimet e saj, mosmarrëveshje të mëdha të faktorit të brendshëm dhe përballje e ashpër me sfidat ekonomike dhe korrupsionin e frikshëm në vend.

Më së shumti problemet e Kosovës janë të brendshme, sesa të jashtme, pasi duhet thënë se ka armiq të fortë, që sfumohen disi nga mbështetja e aleatëve realisht potentë si SHBA-ja, Britania dhe Gjermania. Veçanërisht, mbështetja e shtetit më të fuqishëm amerikan është e tillë dhe përjetohet aq shumë në Kosovë, sa vetë mediat anglo-amerikane e konsiderojnë tashmë Kosovën jo thjesht” Shteti më pro-amerikan”, por si shteti evropian i 51-të i SHBA.

E përsërisim, Kosova vështirësinë më të madhe e ka pasur me brendësinë e saj. Në dekorimet që u bënë me këtë rast për 10 vjetorin e Pavarësisë, presidenti Thaçi u has më kundërshti deri nga vetë njerëzit kryesorë të UÇK-së, që e akuzojnë si simbol të munguar të unitetit kombëtar dhe si një nga arkitektët e pakënaqësisë në vend. Njeriu që u shfaq hapur në skandalin e madh të përgjimeve “Pronto”, tregon se i ka mohuar çdo lloj transparence të drejtë vendit dhe si një nga njerëzit që po drejton një shtet paralel. Kjo vështirësi është realisht e madhe, por nuk mund të mohohet edhe ajo e ndikimit të madh serb dhe përpjekjes së ndarjes së Kosovës dhe luftës që këtë ndarje nga Mitrovica e Veriut ta përçojë dhe në hapësira të tjera të Kosovës, për ta ndarë gati vendin si në realitetin e territorit palestinez.

Kosova e sotme nanuritët në përpjekjet e mëdha të politikanëve të vendit për të përfituar dhe pazotësisë së tyre për t’i dhënë kosovarëve të thjeshtë jetë më të mirë dhe më thjesht qoftë edhe vizat, që e bashkojnë dhe de jure me pjesën tjetër të botës. Gjithsesi, energjia e popullit kosovar është realisht mbresëlënëse.

Kosova meriton më shumë thjesht prej saj dhe shpirtit të madh perëndimor që mbart.

Shqipëria, nga ana tjetër, jo thjesht nuk e ka ndihur dot si duhet, por amullia e saj prej kohësh është një shenjë që vendi ynë nuk e bën dot si duhet rolin e vendit Amë. Sikur të mos mjaftojë kjo, prononcimet kontradiktore të zyrtarëve të Tiranës në Kosovë kanë përcjellë mungesë koherence, që e bëjnë Kosovën ta humbë pak nga pak atë frymë të madhe pro-shqiptare të viteve para Çlirimit. Më shumë akoma, Shqipëria dhe Kosova megjithë mbledhjet e shumta të qeverive nuk arritën të bënin dot deri më tani një treg kombëtar që t’i shërbenin shumë më tepër njëra-tjetrës.

Më së paku, të gjitha këto e kanë bërë Kosovën të jetë në një kërkim identiteti, që shpeshherë del jashtë edhe atij kombëtar për një të ashtuquajtur identitet kosovar. Ky është një nga lajmet më të këqija në këto kohë, por asesi nuk mund të shuajë mrekullinë e pavarësisë së Kosovës që është kurorëzuar me gjakun e brezave të tërë martirësh në shekullin e fundit. Dhe nuk mjafton sërish, të gjitha këto arritje Kosovën nuk e bëjnë dot ende me një identitet real, sepse i mungon deri flamuri real përfaqësues, një frymë e re kombëtare dhe mbi të gjitha një kredo e përbashkët se çfarë synon. Kuptohet, Kosova ka lëvizur ngadalë por përpara falë energjisë së njerëzve të saj, dëshira për liri e të cilëve është e pamatë. Jetë të gjatë Kosovës së lirë dhe të bukur! (Javanews)

 

 

Next Post
Tentuan të vrasin pronarin, kapet njëri nga të rinjtë që qëlloi me automatik në lokalin e natës

Emrat/ Durrës, prangoset banda e hajdutëve, arrestohen 2 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In