Kosova është anëtare me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Ky është vendimi që është marrë në samitin e SEECP që u mbajt në Tiranë. Ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe homologu i tij kosovar Kadri Veseli që bënë të ditur lajmin në përfundim të mbedhjes së sotme.
“Arritje historike e integrimit të Kuvendit të Kosovës në institucionet rajonale. Pati një deklarim të suksesshëm për të pranuar Kosovën me të drejta të barabarta në të gjithë aktivitetet e Asamblesë Parlamentare te SEEPC”, tha Meta.
Kjo sipas tij, do ti shërbejë të ardhmes si dhe do ndihmojë përshpejtimin e procesit të integrimit të rajonit tonë. Pas falënderimeve, zoti Veseli tha se ishte një
“Vendim i historik, për arsye se Kuvendi i Republikës së Kosovës anëtarësohet në një organizatë të tillë ndërkombëtare”. tha ai









