• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova ’25 mes Uncle Sam dhe Uncle Suckler

by Ben Andoni
20/02/2025 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mënyra sesi Shqipëria dhe Kosova po shikojnë zhvillimet e fundit ndërkombëtare reflekton realisht perceptimin e institucioneve tona për realitetin dhe atë të politikës për të ardhmen. Ngazëllimi i PD-së nuk ka fre, pas marrjes për zgjedhjet e Majit 2025 të njërit prej njerëzve kryesorë të Trump, Chris LaCivita. U harrua narrativa që u krijua nga demokratët për non-gratën e Berishës dhe çdo gjë tjetër. Në kampin e PS-së nxijnë, pasi SPAK-u po godet jashtëzakonisht fort në radhët e tyre. Masa e arrestit ndaj kryebashkiakut Veliaj mbuloi çdo lajm tjetër, ndërkohë që Evropa dhe pranë nesh Kosova kanë mbajtur frymën për Konferencën e Sigurisë në Mynih, kurse delegacioni kosovar afishon çdo takim, ku më i njohuri lidhej me gjeneralin amerikan që po merret me Gazën. Anipse, përshëndetja e z. Trump për Ditën e Pavarësisë së Kosovës çliroi shumë energji pozitive.

Në të vërtetë, zyrtarët evropianë janë trandur. Delegacioni amerikan në përballjen e parë zyrtare të këtij niveli në Mynih përshfaqi ftohtë dhe me cinizëm perspektivën e re që z. Trump e ka parathënë me deklaratat e tij. Ashtu si pritej, çështja e pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në kontinent ishte tema qendrore në Konferencën e Sigurisë, ku nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, paraqiti vizionin e ri. Pak orë më parë, aleatët evropianë të NATO-s e kishin marrë mesazhin prej Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, i cili të premten në Varshavë paralajmëroi aleatët se prania ushtarake amerikane në kontinent s’do të “zgjasë përgjithmonë”. Megjithatë, këto shikohen si “kuriozitet” në Shqipëri dhe gjuhë force kundër Evropës që shumë shqiptarë kanë shumë qejf ta paraqesin si “lojë të fortësh”, kurse në Kosovë të gjithë bateritë janë për ndërtimin e qeverisë Kurti-3.

Çështja më shqetësuese në këto momente për shqiptarët nuk mund të jetë non-grata e Berishës dhe as piruetat e Ramës me Sazanin për Jared Kushner por e ardhmja e Kosovës. Pas zgjedhjeve të 9 Shkurtit 2025, nuk ka pasur asnjë interesim zyrtar për zgjedhjet, ndërkohë që parametrat e zgjedhjeve lanë për të dëshiruar me gabimet e sistemit të KQZ-së, organizimin dhe fjalët që ndau kryeministri aktual Kurti ndaj kolegëve kryetarë të opozitës, që po afrohen për tortën e pushtetit duke e përtypur ofendimin “hajvanët”. Presidentja Osmani që është më shumë jashtë vendit në këto ditë është munduar të mbledhë siguri, kurse Kurti dhe Gërvalla të tregojnë prezencë në Munih. Por, ata ishin krejt të padukshëm para realiteteve para të cilit po dridhet tashmë i gjithë kontinenti ynë. Shefi i NATO-s, Rutte dha pak oksigjen pasi e mbështeti politikën amerikane për rritjen e kontributeve në organizatë, por nuk ishte në gjendje të thotë se çdo të bëhet me vendet e rrezikuara direkt nga sulmet, siç mund të jetë edhe rasti i Kosovës në të ardhmen. Vuçiq po e shfaq hapur interesin dhe në fjalët e fundit, mëton se USAID ia krijoi problemet, bash organizata që e ka ndihur si pakkush Kosovën. Llogaria cinike e presidentit serb duket e kalkuluar mirë, pasi do të qëndrojë në të njëjtin kohë në përkrahjen amerikane dhe ruse. Nuk është zgjedhje aq e trashë. Kosova, një nga vendet më pro amerikanë në botë, duhet të llogarisë tashmë edhe bllokimin prej 90 ditë të fondeve të USAID (autoritetet amerikane arritën e quajtën organizatë kriminale), ashtu si edhe më shqetësuesen të ardhmen e 600 ushtarëve, të dislokuar në Kosovë. Këta të fundit kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në fashitjen e trazirave në veri, por edhe kanë shërbyer si mur sigurie për të dy komunitetet kryesore në Kosovë: shqiptarë dhe serbë. Veçse, realiteti është kokëfortë, Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të tërheqë 20,000 trupa nga Evropa, raportoi ANSA, pak ditë më parë, si pjesë e një rishikimi të angazhimit të Uashingtonit për Evropën. Dhe, nuk u mjaftua me kaq, por kërkoi që “…nga ata që kanë mbetur, do të donte një kontribut financiar nga vendet evropiane, sepse këta ushtarë janë parandalues ​​dhe kostot nuk mund të përballohen vetëm nga taksapaguesit amerikanë!” Llogariten rreth 100,000 trupa amerikane të dislokuara në Evropë, nga të cilët më shumë se 65.000 janë të vendosur si të përhershëm në kontinent, kurse pjesa tjetër vjen dhe ikën me rotacion. Për hir të së vërtetës, Evropianët e dinë tashmë mendimin e SHBA-së, pasi Trump-1 në 2020 njoftoi se do të tërhiqeshin 12,000 trupa nga Gjermania, si përgjigje e dështimit të Berlinit për të përmbushur objektivat e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes. Pak muaj më pas, presidenti Joe Biden pezulloi zyrtarisht tërheqjen e planifikuar të trupave amerikane nga Gjermania.

Por duke u kthyer pas, mbi Kosovën tashmë rëndojnë masat shtrënguese të Evropës, marrëdhëniet e ftohta me aleatët strategjikë dhe Brukselin, e papritura e zhvillimeve amerikane (largimi ose reduktimi i trupave!), si edhe gjendja ekonomike e vendit. Ndaj, cilido që do realizojë qeverinë, duhet të ketë parasysh se Kosova do të përballet me shumë të panjohura që nuk mund t’i përballojë dot e vetme, nëse nuk mendon se duhet të bëjë krijimin e vijave të kuqe, ku faktori politik të ketë zë të përbashkët për disa gjëra! Në fushatë u pa se u fol shumë zbehtë dhe përciptas për dialogun me Serbinë, por edhe mënyrën sesi do të qaset ai. Është harruar se duhet shumë punë për të ndryshuar konstatimin e ish-ambasadorit Hovenier kur pohoi se: “po përballemi me sfida të ndryshme nga Qeveria aktuale dhe ky është ndryshimi nga marrëdhëniet që kemi pasur më parë me qeveritë e kaluara”.

Kosova, me një popullsi prej 1.6 milionë banorësh, është një nga vendet më të varfra në Evropë me një prodhim të brendshëm bruto vjetor prej më pak se 6000 euro për frymë. Të mendosh investimet amerikane, ku prej vitit 1999 janë investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në Kosovë, përfshirë investime mbi 1 miliard dollarë nga USAID (Shtator 23), ndërkohë që buxheti për vitin 2025 është 3.6 milionë Euro, e kupton mirë rëndësinë. Për Kosovën është ende e paqartë se çfarë do të artikulohet nga zyrtarët e rinj të Departamentit të Shtetit dhe sidomos sekretari i Mbrojtjes Hegseth që flet me gjuhën ushtarake të z. Trump dhe që e shastisi kontinentin kur informoi aleatët në Bruksel se SHBA pajtohet me disa nga kërkesat themelore të Rusisë, pa nisur ende bisedimet me Ukrainën, fakt që tregon se Evropa dhe Kievi, nuk përbëjnë ndonjë rëndësi të madhe për ta. Nga të pakët zyrtarë të Evropës, ai që “çuditi” ishte kryeministri Rama, kur artikuloi në Mynih se: “Zgjedhja e Trump është akti më bujar i Zotit, kundrejt BE për t’i dhënë një shans Europës të zgjohet dhe Europa duhet së pari të mos jetë kaq vetëreferente”.

Megjithatë në Kosovë dhe në Shqipëri kjo erdhi si pëshpërimë nga një kryeministër i vogël, pasi ajo që në Bruksel jehoi mbi kokat e trallisura të zyrtarëve të NATO-s nga zoti Hegseth ishte e thartë: “Mos bëni gabim, Presidenti Trump s’do të lejojë askënd ta kthejë ‘Dajë Samin’ (Uncle Sam-simboli patriotik i SHBA) në ‘Dajë zhvatësin’ (Uncle Suckler)”. Fjalë të hidhura, por edhe për Kosovën po duket se po vinë ditë me plot të papritura. (Homo Albanicus)

 

Next Post
SPAK dhe Republika e Prokurorëve

SPAK dhe Republika e Prokurorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In