• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kos vlerëson reformat e Shqipërisë dhe Malit të Zi: Kryesojnë garën për anëtarësim në BE

by A R
02/05/2026 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Universiteti i Freiburgut, Komisionerja Kos e projektoi Shqipërinë si shtetin e dytë kandidat pas Malit të Zi që do të anëtarësohet në BE.

“Tani kemi një mundësi shumë realiste që Bashkimi Evropian të zgjerohet në vitet në vijim. Ende ka skepticizëm në shumë pjesë të Ballkanit Perëndimor se anëtarësimi në BE është me të vërtetë i mundur. Shpresoj që shembulli pozitiv i Malit të Zi dhe Shqipërisë, që është i dyti ne radhë, do të frymëzojë pjesën tjetër të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të ndjekin të njëjtën rrugë”, tha Marta Kos.

Kos theksoi se zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me shtimin e anëtarëve të rinj në familjen evropiane, por edhe me shpërblimin e atyre shteteve që kanë demonstruar në vijimësi arritje në kryerjen e reformave në përputhje me standardet evropiane.

“Afati kohor për pranimin e shteteve të reja anëtare tashmë ka ndryshuar nga “hipotetik” në “realist”. Shtetet anëtare të BE-së ranë dakord të nisin hartimin e traktatit të pranimit të Malit të Zi në BE. Kjo është hera e parë që pas vitit 2009 kur BE-ja nisi të hartonte një traktat të tillë për Kroacinë, që do të thotë se ne e ndërmorëm këtë hap pasi kanë kaluar 17 vite. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe tregon se reformat japin fryte”, tha Kos.

Kos tha se traktatet e reja të pranimit do t’i lejojnë Komisionit Evropian që të vendosë sanksione kundrejt një shteti të ri anëtar i cili nuk do ti respektonte “vlerat” dhe rregullat e BE-së pas anëtarësimit.

Marrëveshja e anëtarësimit me Malin e Zi do të jetë e para në historinë e BE-së që do të përfshijë këto masa specifike mbrojtëse.

Komisionerja shpjegoi se pesë apo dhjetë vite më parë, masa të tilla do të dukeshin “absurde”, por sipas saj tani Brukseli e ka kuptuar se duhet që të mbrohet nga “Kuajt e Trojës” nga shtete që  hyjnë në BE dhe më pas e minojnë atë nga brenda.

Next Post
Reagon furishëm Brukseli, shuplakë e re nga Trump për BE, tarifa 25% për automjetet

Reagon furishëm Brukseli, shuplakë e re nga Trump për BE, tarifa 25% për automjetet

Comments 1

  1. Bruno says:
    6 months ago

    Hik u bane e neveriteshme,me kto prralla te dalura bojet,ku i keni syte ne balle apo ne by… , a e shikoni.Reformat e cde gje,behet vetem ne letra,nuke funksionon asnji gje,per korrupsionit,pastrimit parave e pislliqeve te pa fundme.Sa e sa,te tjera nevoja urgjente,ka vendi jone,po nga kushe te behen,nga komandani,qe eshte i lidhur,kembe e koke me krimin e korrupsionin.Prandaj ti kosi i thartuar,mose u beje kaqe qesharake,humbe vlerat e be,te tuat po e po,te jeshe me matur e me serioze.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In