• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kos: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të integrimit

by A R
24/04/2026 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Znj. Kos, një pyetje nga Televizioni Kombëtar shqiptar, Klan News. A është Shqipëria në rrugën e duhur për të hyrë në BE?

“Sigurisht që po. Shqipëria është një nga vendet në krye të procesit të zgjerimit. Shpresojmë që në muajin maj, do të jemi në gjendje që të miratojmë të gjitha standardet e përkohshme për sundimin e ligjit dhe pastaj të nisim me mbylljen e kapitujve. Është e mahnitshme ajo që Shqipëria ka bërë në vitet e fundit me hapjen e të gjithë grupkapitujve”, u përgjigj, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

A është Shqipëria në rrugën e duhur për të hyrë në BE?

“Sigurisht që po. Jam shumë e lumtur që qeveria juaj është kaq e përkushtuar për t’a bërë realitet anëtaresimin në BE. Shqipëria ka ecur shumë ndaj tani po presim konfirmimin e raportit IBAR. Ajo që shohim në Shqipëri është, vendosmëria e lidershipit juaj në këtë drejtim.  Kjo është vërtet një nga pikat më të rëndësishme. Ju keni një nga përqindjet më të larta të përkrahjes në sondazhe nga qytetarët për anëtarësimin në BE me 90% ose më shumë. Në asnjë vend tjetër kandidat nuk rezulton kjo mbështetje. Fakti që ju keni një lidership të vendosur për integrimin e plotë në familjen evropiane e bën këtë projekt një kombinim të përsosur.  Mbështetja e qytetarëve dhe puna e qeverisë, shpresoj të kontribuojmë në Bruksel”, tha Kos.

A është i mundur anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2030-të ?

“Ne në Komisionin Evropian nuk caktojmë datat, por mbështesim vizionet realiste të shteteve kandidate. Nëse Shqipëria do të vijojë në këtë drejtim, gjithçka është e mundur”, u shpreh Kos.

Ju nuk e mbështetët, një ofertë, le të themi, nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Serbisë për të hyrë në BE pa të drejtë vote. A e mbani ende këtë pozicion?

“Sigurisht që e mbaj. Pse? Unë jam Komisionere për Zgjerimin dhe roli im është t’i ndihmoj shtetet kandidate të bëhen anëtarë me të drejta të plota të BE-së. Kështu që nuk mund të bëj kompromis për asgjë më pak se kjo. Nëse disa nga shtetet kandidate vendosin se nuk duan të bëhen anëtarë ose thjesht duan që të jenë pjesë e BE-së në ndonjë nivel tjetër, kjo është zgjedhja e tyre. Për sa kohë që unë jam Komisionere për Zgjerimin, do të luftoj që ato shtete që i konsideroj kandidatet e mi të bëhen anëtarë me të drejta te plota të BE-së”, tha Komisionerja e BE-së.

Dhe kandidatët tuaj janë Mali i Zi dhe Shqipëria apo Shqipëria dhe Mali i Zi?

“Kandidatët e mi janë dhjetë. Unë kam dhjetë shtete kandidate pjesë të detyrës time. Shumë faleminderit”, përfundoi Kos.

Next Post
Reforma e mbetjeve, nga viti 2029, faturat e pastrimit do të paguhen sipas peshës

Reforma e mbetjeve, nga viti 2029, faturat e pastrimit do të paguhen sipas peshës

Comments 1

  1. Bruno says:
    7 months ago

    Nga kto deklarate boshe,ki kujdes nga kos,te behesh gjize e prishur,e ket gjize te prishur,nuke e hane ase qente,jo me njerzit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In