• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

by Mero Baze
21/12/2025 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Protesta e së hënës është paralajmëruar si protestë e dhunshme dhe afatgjatë. Nuk di pse PD e Berishës e ka marrë përsipër paraprakisht këtë zotim, por kam frikë se kjo është një nga ato gjëra që i bën mirë qeverisë në një nga orët e saj më të zeza, kur nuk e ka aq të lehtë ta kalojë me batuta përballjen e zyrtarëve më të lartë të shtetit me drejtësinë.

Në politikë disa parime janë të pandryshueshme kurrë. Kur i ke punët në vijë si opozitar dhe kur e ke vënë në vijë përballjen me qeverinë, nuk ke nevojë të tregosh as muskuj dhe as agresivitet.

Kush ngre tonet e larta të zërit thjesht s’ka fuqi. Kur fillon të jesh i sigurt për të marrë pushtetin s’ka nevojë të ulërasësh. (Nuk e kam për Lapajn.) Mjafton të shfaqesh ndryshe nga qeveria.

Këtë e ka bërë Berisha më 2005, ku pas protestave të marsit 2004 deri ditën që fitoi nuk bëri më asnjë protestë, madje e deklaroi këtë gjë. Ishte e qartë se kishte një plan për pushtet.

Të njëjtën gjë bëri Edi Rama pas 21 Janarit. Derisa erdhi në pushtet pas dy vite e gjysmë, nuk bëri më asnjë protestë, pasi e kishte shtruar rrugën për pushtet.

Në rastin konkret, kur qeveria është në ditët e saj të këqija me drejtësinë, por jo me elektoratin e saj, përpjekja për të marrë përsipër diçka që kam frikë se nuk ke fuqi ta bësh, është e vetmja aspirinë për qeverinë.

Nuk di sa të vërteta janë ato financimet për protestat kundër Veliajt nga opozita, por ky është rasti që këta të qeverisë, nëse s’kanë ndonjë lek, duhet t’ia çojnë Berishës, por pa përdorur SMS.

I vetmi lehtësim për pushtetin në këto kohë është ta bësh situatën sa më politike dhe t’i diferencosh njerëzit nëse janë me Ramën apo Berishën, duke eliminuar me forcë aktorët e tjerë.

E vetmja mënyrë që qeveria të ndihet e sigurt është t’i vësh ata në qoshe e t’u thuash: tani do t’ua marrim pushtetin me dhunë. Përveçse nuk e bën dot, mobilizon çdo energji të pushtetit për t’u bërë gardh ndaj një fenomeni që vetë socialistët nuk kanë dhe aq dëshirë të bëhen badigardë të historive korruptive.

Zhdukja e ngjyrave brenda pushtetit dhe brenda opozitës është e vetmja mënyrë që beteja të bëhet bardh e zi mes Berishës, që turfullon si kau plak i tredhur, dhe Ramës, që mezi e pret ta shikojë atë si aktor të vetëm para godinës së tij.

Është nga ato raste kur opozita e Berishës, më shumë sesa të rrëzojë Ramën, përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë për të eliminuar aktorët e tjerë opozitarë brenda PD-së e jashtë saj.

Në një farë mënyre mund t’ia arrijë, por jo duke rrëzuar Ramën. Thjesht çdo i mërzitur me Ramën dhe qeverisjen e tij do ta bëjë përsëri me Ramën, dhe çdo i mërzitur me Berishën do të largohet edhe më shumë nga Berisha, duke prodhuar më shumë dëshpërim sesa shpresë.

Next Post
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

December 27, 2025
VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025

December 27, 2025
I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë

Kërcënoi me jetë të atin dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes, bie në pranga 34 vjeçari në Gramsh

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

December 27, 2025
Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com