• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsioni/ Transparency International: Shqipëria humbet 8 vende, shkak ngërçi politik

by Java News
29/01/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i organizatës, Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit në botë, e ka radhitur Shqipërinë në vendin e 99-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte radhitur e 91-ta. Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdorë një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar.

“Duke qenë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria është përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit me pesë pikë, duke lëvizur nga 31 sa kishte në vitin 2013 në 36 në vitin 2018. Megjithatë ajo ka shënuar rënie për dy pikë në krahasim me vitin e kaluar. Kjo mund të jetë për shkak të një ngërçi politik që bllokoi disa reforma anti-korrupsion të ecin përpara. Me një proces të ri të vetingut dhe kuadrin institucional të kundër korrupsionit pothuajse të plotë, mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të përmirësojë rezultatin e saj në të ardhmen”, thuhet në raport.

Kosova radhitet e 93-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 85-të. Me 37 pikë ajo ka dy më pak se një vit më parë. “Disa nga sfidat më të mëdha të kundër korrupsionit në Kosovë përfshijnë transparencën e pamjaftueshme, institucionet e dobëta e sundim të dobët të ligjit dhe hapësirë të pamjaftueshme për angazhimin e qytetarëve. Për të trajtuar këto çështje, Instituti Demokratik i Kosovës, mbikëqyr institucionet publike, nxitë transparencën e financimit të partive politike dhe kryen fushata të ndryshme për të angazhuar qytetarët në vendimmarrje”, theksohet në raport.

Bosnje e Hercegovina një vit më parë ishte në vendin 91-të ndërsa sivjet radhitet në vendin e 89-të. Derisa Mali i Zi ka rënë nga vendin e 64-të në vendin e 67-të, Serbia ka rënë nga vendi 77-të në vendin e 87-të, Maqedonia e cila vitin e kaluar ishte në vendin e 107-të, sivjet radhitet e 93-ta, njësoj sikurse edhe Kosova.

Në vlerësimin e organizatës thuhet se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë rajoni i dytë për radhitjen më te keqe, pas Afrikës Nënsahariane. Fakti që pothuajse të gjitha vendet kanë 45 e më pak pikë nga 100 syresh, tregon se është shënuar përparim i paktë në luftimin ed korrupsionit. Mungesa e vullnetit politik, institucionet e dobëta dhe të drejtat e pakta politike, krijojnë një mjedis ku korrupsioni lulëzon duke u përballur me pak kundërshtime. Danimarka me 88 pike dhe Zelanda e Re me 87, janë të parat në raport, ndërsa të fundit radhiten Somalia me 10 pikë dhe Sudani Jugor e Siria me nga 13 pikë. Rajoni me gjendjen më të mirë është Evropa Perëndimore me një mesatare prej 66 pikësh./ VOA

/a.meta

Next Post
Trump nuk i ndahet mediave me inatin e vet

Pseudopopulistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com