• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsioni në universitete, 9 plagët e hapura nga rektorët, dekanët dhe administrata

by Java News
19/12/2018 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej gati dy javësh, studentë të universiteteve publike kanë patur protesta të vazhdueshme lidhur me problematikat me të cilat ata përballen në ndjekjen e studimeve të larta, si dhe kanë kërkuar plotësimin e 8 rekomandimeve drejtuar autoriteteve shtetërore. Nisur nga kjo Komiteti Shqiptar i Helsinkit ben te ditur se ka ndjekur protestën jo vetëm me anë të medias, por që në ditët e para të kësaj proteste ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme takime me një përfaqësi studentësh për t’u njohur më nga afër me kërkesat e tyre dhe për të diskutuar kontributin e KShH-së në drejtim të këtyre kërkesave. Por pavarësisht nga kontaktet e realizuara me studentë të ndryshëm dhe organizatorë të saj, kërkesa jonë për takim nuk është marrë në konsideratë deri më tani.

Disa prej rekomandimeve që studentët kanë adresuar kanë të bëjnë përkatësisht me forcimin e pavarësisë së Bordit të Administrimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), duke rritur pjesëmarrjen studentore në këtë bord, rritjen e përfaqësimit studentor në procesin e zgjedhjes së dekanëve, rektorëve si dhe për tu përfaqësuar në senatin akademik, vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor të pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve, etj.

KShH prej gati një viti është duke zbatuar nismën “Të rinjtë luftojnë korrupsionin në Arsimin e Lartë në Shqipëri”, një nismë e cila synon të parandalojë dhe të adresojë format e ndryshme të korrupsionit në sistemin e arsimit të lartë por njëkohësisht synon edhe rritjen e kapaciteteve të studentëve për të qenë lider të një kulture universitare të bazuar në suksesin e ndershëm, aftësinë dhe meritokracinë. Në kuadër të kësaj nisme, KShH ka realizuar një sërë forumesh dhe akademish me të rinj të Universiteteve publike “Aleksandër Moisiu” në Durrës, “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe “Ismail Qemali” në Vlorë. Gjatë këtyre aktiviteteve, janë evidentuar një sërë problematikish si vijon:

1/ Mungesa e një strukture të posaçme vetëqeverisëse ku studentët të përfaqësohen dhe të adresojnë për zgjidhje problematikat me të cilat përballen në Universitetet e tyre. Zgjedhjet për Këshillat Studentore nuk zhvillohen në mënyre periodike, ka mungesë transparence për kandidaturat dhe njoftim në kohë e datës së zgjedhjeve.

2. Në disa fakultete Këshillat Studentore nuk janë funksionale dhe mungon komunikimi me studentet dhe adresimi i problemeve të tyre.

3. Prezenca e formave të ndryshme të korrupsionit aktiv/pasiv nga studentët dhe pedagogët apo forma të ndryshme të shpërdorimit të detyrës, të lidhura kryesisht me mitmarrjen për kalimin me sukses të provimeve (shuma që variojnë nga 100-700 Eur), kërkimin e favoreve seksuale nga pedagogët meshkuj karshi studenteve vajza, pabarazi dhe favorizime në notë për shkak të lidhjeve shoqërore dhe familjare me pedagogët apo për shkak të ndikimeve të paligjshme dhe korruptive nga stafi administrative;

4. Probleme me marrjen e shërbimeve pranë sekretarive mësimore. Studentët duhet të presin në rradhë të gjatë dhe me afat të pacaktuar marrjen e vërtetimeve, listës së notave, kopje të diplomave etj.

5. Shitja e librave me detyrim nga pedagogët me lista dhe me çmime jo të arsyeshme dhe shpesh herë pa ISBN (International Standard Book Number). Ka fakultete ku pedagogët shesin edhe fotokopje të materialeve të ndryshme. Një pjesë e teksteve mësimore janë të vështire për t’u lexuar, për shkak të përkthimit të keq dhe mungesës së përshtatjes së literaturës në gjuhën shqipe.

6. Mungesa e transparencës së dokumenteve zyrtare të universitetit në faqet zyrtare të internetit apo me mjete të tjera të informimit publik, përkatësisht sa i takon buxhetit dhe mënyrës se si Universiteti administron fondet;

7. Disa prej pedagogëve janë të pranishëm shumë pak orë gjatë vitit akademik dhe kanë mangësi në cilësinë e mësimdhënies dhe mungesë etike në komunikim;
Mungesa e solidaritetit dhe indiferentizmi i studentëve si shkak i presioneve dhe frikës se pedagogët mund të hakmerren;

8. Procedura jo të drejta dhe jo meritokratike të rishikimit të notës, kur kjo kërkohet nga studentë, e cila në disa raste shkon deri në mohimin e kësaj të drejte, etj.

9. Në disa fakultete ka mungesë transparence për bursat dhe mundësitë e shkëmbimit akademik si edhe vështirësi në njohjen e lëndëve të kryera në programet Erasmus etj.

Të gjitha këto problematika janë të lidhura me një sërë faktorësh, adresimi i të cilëve kërkon reflektimin serioz dhe kontributin e autoreteve përgjegjëse për ndryshime në legjislacionin e arsimit të lartë, kontributin e organeve të sistemit të drejtësisë penale për forcimin e ndëshkueshmërisë së korrupsionit, kontributin e strukturave qeverisëse të Institucioneve të Arsimit të Lartë për të rritur kontrollin dhe reagueshmërinë për këto problematika, kontributin e shoqërisë dhe aktorëve të shoqërisë civile për të adresuar faktorët me natyrë sociale – kulturore që kanë sjellë përshkallëzimin ndër vite të këtyre problematikave. /javanews.al/ a.meta

Next Post
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Një përgjigje e detyruar për akademikun Rexhep Qosja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In