Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Zvicrës të ekstradojë 7 zyrtarët e FIFA-s të arrestuar për korrupsion në muajin maj.
Sipas Zyrës Federale të Drejtësisë në Zvicër, kërkesa zyrtare e ekstradimit të tyre është bërë të mërkurën.
Shtatë zyrtarët e lartë të FIFA-s të arrestuar në Zyrih janë mes 14 ekzekutivëve të organizmit të futbollit botëror që po hetohen për korrupsion.