• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KORRUPSIONI/ Gjykata e Elbasanit: Burg dekanit dhe një pedagogeje të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”

by A R
11/05/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për dekanin dhe pedagoget e Universitetit të Elbasanit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Mësohet se gjykata ka dhënë masën arrest me burg për dekanin Albert Riska. Po ashtu arrest me burg ka mbetur shefja e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lami e cila do qëndrojë për 60 ditë,

Ndërsa për pedagogen e jashtme Eriola Calja është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie. Një nga sekserët sipas gjykatës së Elbasanit, Petrit Kodra, do të qëndrojë në burg deri në një seancë tjetër. Ndërsa për dy sekserët e tjerë është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie. Mes atë arrestuarve ka qenë dhe një student, për të cilin gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Prokurori i çështjes ishte Ritvan Sukaj dhe gjyqtare Enkeleda Kapedani. Arrestimi i tyre u bë nga Strukturat e DVP. Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë pas një operacioni të realizuar me metoda speciale të hetimit që kishte zgjatur disa muaj. Grupi i tyre kryente aktivitet në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës duke funksionuar në marrëdhënien dekan –pedagog-student dhe sekser në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit.

Arrestimi i tyre u bë në të njënjtën kohë nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan .

Gjatë Operacionit “Dekani” përfunduan në pranga:

1- Albert Riska, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2-Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3-Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

4-Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5-Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6-Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7-Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve përgjatë periudhës 2012-2018.

ma.me

Next Post
Tabaku: Euro po bie jo nga rritja ekonomike, por nga pastrimi i parave të drogës

Tabaku: Euro po bie jo nga rritja ekonomike, por nga pastrimi i parave të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

November 12, 2026
pellumb karameta

Pse nuk mund të imponohet një qeveri teknike?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In