• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Korrupsion i jashtëzakonshëm në Mitrovicën e Veriut

by Java News
08/12/2017 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshte konfirmuar ajo qe dihet. Niveli i korrupsionit ne te gjitha aspektet ne Mitrovicen e Veriut eshte galopant. Ai jo vetem nuk kontrollohet dot, por duket se eshte i nevojshem te funksionoje kjo strukture ilegale.

Niveli i lartë i korrupsionit në veri të Kosovës ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë dhe për mungesë të një ligji për mbrojtjen e atyre që tregojnë rastet korruptive dhe personat e përfshirë.

Sikurse në të gjitha komunat e Kosovës aferat korruptive në të cilat përfshihen jo vetëm njerëz publikë, zyrtarë të komunave, të ndërmarrjeve publike, por edhe të organizatave të tjera, madje edhe të atyre të sigurisë dhe të drejtësisë, kanë shënuar rritje edhe në komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Niveli i lartë i korrupsionit ka prekur të gjitha instancat, ndërsa shteti është treguar i pafuqishëm për ta parandaluar këtë fenomen, në veçanti për t’i identifikuar dhe për t’i vënë para drejtësisë të korruptuarit.

Në veri të Kosovës shkaktari kryesor i korrupsionit është mungesa e funksionimit të sistemit të gjyqësisë. Problem i madh është edhe mosekzistimi i një ligji për mbrojtjen e alarmuesve (treguesve) të korrupsionit dhe për këtë arsye nuk ekziston asnjë formë fizike e as juridike për mbrojtjen e atyre njerëzve që tregojnë me gisht rastet korruptive dhe personat e përfshirë në korrupsion. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të bëhet individualisht, por ajo duhet të jetë sistematike dhe me një mobilizim të të gjitha strukturave të shoqërisë.

Ky konstatim ka dalë nga një diskutim që është organizuar në veri të Mitrovicës nga Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike, ACDC dhe “Radio Kontakt Plus”, me temë: “Korrupsioni dhe transparenca”. Në diskutim është folur për problemin dhe shkaktarët e korrupsionit në shoqëri, si dhe për perceptimin e transparencës në bashkësi me qëllim të ngritjes së nivelit të vetëdijes në nivelin lokal, respektivisht njoftimin e qytetarëve me të gjitha problemet, shkaktarët e tyre dhe për mekanizmat për zgjidhjen e tyre. (b.an)

Next Post
Nderohen me medalje 7 repartet e FA që u angazhuan në përballimin e përmbytjeve

Nderohen me medalje 7 repartet e FA që u angazhuan në përballimin e përmbytjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

February 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dash Sula dhe shumica e heshtur antiberishë në elektoratin shqiptar

February 13, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

“Lini mënjanë ndasitë”, Celibashi thirrje partive politike: Avanconi me “Zgjedhoren”

February 13, 2026
Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

February 13, 2026
Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

February 13, 2026
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

February 13, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
Haradinaj përsërit thirrjen e tij: Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet vetëm nëse njihet Kosova

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

February 13, 2026
Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In