Për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bashkëpunimi me SHBA është i panegociueshëm, edhe në situatën që kjo forcë politike ndodhet.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tabaku, pasi u pyet nga analisti Mentor Nazarko sesi mund të korrigjohet opozita, u shpreh se Partia Demokratike duhet të bashkohet dhe të ofrojë një drejtues të ri dhe ofertë konkrete për qytetarët.
Pjesë nga diskutimi
Nazarko: Ky asocimi i përjetshëm te emri dhe logo e PD, ngjan si vetëdëmtues. Fakti që PD mund edhe të zhduket, nuk është ndonjë dramë e madhe, opozitarizmi do të mbijetojë mund të shumëfishohet cilësisht. Nëse ju insistoni në të njëjta politika do keni refuzimin e bashkësisë perëndimore.
Tabaku: PD mund të ketë patur shumë gabime. PD ka patur shumë probleme në të shkuarën, se për një arsye në dolëm nga pushteti në 2013, por mbështetjen ndaj SHBA dhe orientimi pro europian nuk besoj ka njeri në PD që e kundërshton edhe sot në këtë situatë.
Nazarko: SHBA këto argumenta ka, të korrupsionit të Berishës, kundërvënien ndaj politikave apo të dyjave bashkë. Si mund të korrigjohet opozita si mund të bëhet më e besueshme? Edhe krijimi i një alternative të re, mund të ishte një rrugë që mund të ndiqej.
Tabaku: Është e vërtetë që sistemi aktual favorizon partinë e madhe, ofertën e bashkuar, favorizon një ofertë politike, se sa një ofertë të copëzuar politike. Dhe për këtë arsye kam qenë duke kërkuar vijimësisht bashkimin e PD edhe me gjithë këto probleme. Mund të ndodhë që ky bashkimi mekanik mund të mos prodhojë atë që ne mendojmë, por maji i vitit të shkuar tregoi se 500 mijë vota opozitare janë atje, dhe ne sot kemi nevojë t’i thërresim atyre njerëzve që nuk shkuan për të votuar. Sepse me 38% pjesëmarrje është..
Nazarko: Ndaj po them se duhet ndryshuar diçka.
Tabaku: 38% pjesëmarrje nuk është fitore e qeverisë është humbje e opozitës, sepse njerëzit kanë refuzuar të shkojnë të votojnë opozitën dhe ne aty duhet të shkojmë. Qasja ime personale është kjo që bashkëpunimi me SHBA është i panegociueshëm.
Aq sa hapsirë dhe mundësi kam e bëj atë maksimalisht dhe më duket e tepërt që ta përmend në këtë kontekst. Por ajo që thoni ju, një ekip i ri drejtues, me një frymë të re, imazh të ri, ofertë konkrete për qytetarët. Modernizimi i partisë për të shkuar në një frymë, kjo ofertë e re patjetër që duhet të vijë.
“Bashkohemi rreth opozitarizmit, jo rreth emrave”, Tabaku: Betejën nuk e kemi me SPAK. E dhimbshme përçarja e PD-së
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e ka konsideruar të dhimbshme përçarjen e Partisë Demokratike në emisionin “Real Story“. Ajo ka thënë se bashkimi realizohet rreth opozitarizmit, jo rreth emrave.
Sipas Tabakut, sot nuk ka pse dikush të gëzojë për atë që i ndodhi Sali Berishës, sepse ishte diçka e keqe që i ndodhi PD-së, nuk kishte vend për triumfalizëm për të shkuarën që ai ka.
Pjesë nga intervista:
Tabaku: Pas një beteje të gjatë dy vjeçare dhe u lodhur duke patur një betejë me njëri tjetrin unë vendosa që betejën ta kemi për qytetarët. Që nga ai moment kam refuzuar që të përfshihem në debatin e brendshëm. Unë jam pjesë e grupit parlamentar të PD dhe këtë nuk e zhbën dot asnjë fakt sepse jam zgjedhur me votat e PD sa herë që ka nevojë jam në koordinim me aktivitetin për to sepse askush nga ne nuk funksionon dot vetëm. Askush nga ne nuk funksionon dot pa grup, pa forcën politike, por njëkohësisht edhe pa aksionin që duhet të vijë nga disa individë. Kam shpresuar që ky bashkim që ka ndodhur deri në këtë masë, duhet të vazhdojë, sepse në duhet të kemi parasysh që operojmë në një sistem ku nuk favorizohen ofertat e partive të vogla ose sistemi nuk të jep krah, ashtu siç ndodhi në rastin e Italisë që votat të mos humbin. Vota maksimizohet me një ofertë të vetme dhe prandaj kam bërë thirrje që opozita duhet të jetë në një koalicion të gjerë opozitar. Kushdo, nuk e kemi luksin në këtë moment të themi më pëlqen Jorida s’më pëlqen Mentori, nuk bëjmë do zgjedhje në këtë moment. Në këtë moment duhet patjetër që të maksimizojmë çdo forcë opozitare për të ndërtuar një alternativë për 2025 sepse jemi në vit elektoral.
A është real bashkimi… Berisha nuk ka raporte te mira me SHBA, BE dhe PPE. PD sot është në krizë me aleatët perëndimorë.
Tabaku: Në këto tre vite kanë ndodhur shumë gjëra, vendime që varesh apo edhe nuk vareshin nga ne. Vendimi i korrikut të vitit 2021 për Berishën nuk varet nga ne dhe ne nuk kemi asnjë ndikim në të. Por ne kemi ndikim për mënyrën se si vijojmë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe kemi një ndikim për mënyrën si organizohet PD dhe opozita në zgjedhje. Pasi kemi bërë një betejë 3-vjeçare duke i thënë z. Berisha ik dhe duke e përçarë partinë në një mënyrë që për mua dhe shumë kolegë nuk ka qenë normale por ka qenë edhe pak e dhimbshme. Të shohësh demokratët në ato skena, besoj se kemi arritur në një moment ku duhet t’i pranojmë gjërat ashtu siç janë. Sot për mua nuk ka pse dikush të gëzojë për atë që i ndodhi z. Berisha sepse ishte diçka e keqe që i ndodhi PD-së nuk kishte vend për triumfalizëm për të shkuarën që ai ka. Dhe për faktin që është mbledhur 90% e grupit parlamentar atje sepse gjykojnë që pjesa më e madhe e PD është atje. Unë mendoj që ne betejën nuk duhet ta bëjmë as me institucionet, nuk duhet të rrethohemi as rreth emrave, por rreth opozitarizmit. Betejën nuk e kemi me SPAK, i qëndroj kësaj ideje. Para dy javësh diskutuam mbi shqetësimet që SPAK ka sot. Janë të gjithë duke i dhënë një provë institucioneve./m.j
Amerika e carmatosi Shqiperine ne 2007 dhe beri mareveshje te fshehte me Ruset dhe Serbet qe ti jipte Serbise gjysmen e Kosoves keshtu qe politiksne qe i lepihen Amerikes ne nuk i votobme.dhe nuk jemi te kenaqur me aleancen me Ameriken sepse Shqiperia nuk ka ushtri nuk ka fabrika nuk ka uzina nuk ka bujqesi.SHQIPERIA TE BEJE ALEANCE ME SHTET TJETER