• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

by A R
02/04/2026 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në interpelancën në Kuvend, ngriti shqetësimin për funksionimin e Korporatës së Investimeve, duke e cilësuar atë si një instrument të përdorur për privatizimin e shtetit dhe për përvetësimin e pronës publike.

“Korporata e Investimeve është një çështje që kërkon transparencë. Korrupsioni, kapja dhe privatizimi i shtetit janë të lidhura ngushtë me Korporatën e Investimeve, e cila është një nga mekanizmat privatë për të manipuluar dhe përvetësuar pronën publike. Kjo nuk ka lindur si një nevojë ekonomike apo e investitorëve, por si një justifikim për të krijuar një shtet privat brenda shtetit.”

Tabaku shtoi se gjashtë vite pas krijimit të korporatës është bërë e qartë se qeveria ka zgjedhur një ligj special për funksionimin e saj, duke i dhënë hapësirë pa garë, pa tendera publikë, pa transparencë dhe pa llogaridhënie.

 “Cili është inventari i pronave publike që i janë dhënë kësaj korporate? Cila është vlera e treguar e të gjitha pasurive publike që janë në dispozicion të saj? Korporata është përjashtuar nga ligjet publike dhe kjo është një problematikë madhore për shtetin.”

Nga ana tjetër, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se Korporata e Investimeve Shqiptare është krijuar në vitin 2019 dhe funksionon si një model i ngjashëm me praktikat europiane, duke synuar shfrytëzimin më të mirë të aseteve publike për gjenerimin e të ardhurave për shtetin.

Ministrja nënvizoi se transparenca dhe kontrolli i vazhdueshëm nga institucionet e pavarura janë garanci që Korporata e Investimeve funksionon sipas ligjit dhe në interes të publikut.

“Korporata e Investimeve u krijua në vitin 2019 dhe ka mbi gjashtë vite që është në funksionim. Qëllimi i saj është të jetë në shërbim të sipërmarrësve dhe të krijojë një model që tashmë funksionon në Europë, ku të gjitha asetet publike shfrytëzohen në mënyrë më të mirë dhe më të qëndrueshme për gjenerimin e të ardhurave për shtetin. Korporata është subjekt i monitorimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe në veprimtarinë e saj ka pasur kontroll të performancës çdo vit që nga krijimi. Detyrat e lëna nga KLSH janë adresuar dhe realizuar me përkushtim”, tha Ibrahimaj.

Next Post
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

Comments 1

  1. Baca says:
    2 hours ago

    Kjo eshte fiks “miza ne b*the te kalit”! Shume mistrece e shpirt’ngushte, nuk ngjite fare si njeri!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In