• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi, si një ëndërr opozitare

by Mero Baze
23/03/2020 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mu në mes të krizës më të rëndë shëndetësore të kësaj epoke, debati politik në Shqipëri dhe Kosovë, duket se e shikon koronavirusin si një projekt të mundshëm politik, dhe jo si krizë epidemiologjike.

Qeveria e Kosovës rrezikon të humbasë mbështetjen në Kuvend, pasi kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar në mënyrë të njëanshme, një ministër, të cilin e konsideron “bashkëpuntor” të opozitës, kundër tij.

Shkarkimi me sa duket ka qenë llogaria e Albin Kurtit, për t’i detyruar partnerët në koalicion të ulnin kokën para tij për shkak të krizës së koronavirusit, ose të akuzoheshin se po shkatërronin Qeverinë në mes të krizës.

Tani që LDK me sa duket nuk po tërhiqet, rezultati do jetë i njëjtë, edhe sikur të ketë qenë e vërtetë paranoja e Albin Kurtit, që ministri i tij po flirtonte me kundërshtarët për ta rrëzuar, duke vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në Parlament.

Në të vërtetë, shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme, është një vendim që duhet ta marrë Qeveria nëse ka nevojë, por në rastin e pandemisë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme shëneëtësore, që është një plan veprimi nën drejtimin e Qeverisë.

Ideja se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, ja jep kompetencat presidentit, ka kuptim kur vendi humbet kontrollin dhe zhytet në kaos, apo luftë civile, dhe jo kur duhet të respektojë oraret e karantinës.

Në këtë aspekt, Albin Kurti ka të drejtë të mbrojë idenë që nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, por jo të shkarkojë një ministër për këtë shkak, pasi paranoja e tij ndaj gjendjes së mundshme të jashtëzakonshme, ka krijuar një krizë dhe më të madhe, se sa mund të ishte tentimi për ta zhvlerësuar rolin e tij si kryeministër në këtë krizë. Ai praktikisht mund të ikë si kryeministër, mu në mes të krizës, nëse nuk tërhiqet nga vendimi i tij dhe nuk gjen gjuhën me LDK.

Në Shqipëri, kundërshtarët e Qeverisë po ashtu janë përfshirë në rekomandime bajate për krizën, dhe sillen sikur Qeveria ka një plan kundër popullit dhe ata po e zbulojnë, me idenë se kjo krizë zhduket, vetëm nëse bashkqqeverisin, ose siç thoshte ajo sms e Enit “të ulet Luli në vend të Ramës”.

Nuk di pse u është fiksuar që masat e Qeverisë, karantina e ashpër, apo dhe dalja e policisë dhe ushtrisë në rrugë, janë masa që nuk luftojnë koronavirusin, por opozitën. Në fakt, opozitën nuk ke ku ta gjesh më, dhe nëse vendos ta luftosh, pasi Lulzim Basha e Sali Berisha, e kanë zhdukur nga Parlamenti dhe Bashkitë. Dhe Voltanën që kanë lënë në Shkodër, e shikoni se çfarë po bën, duke nxitur qytetarët të shetisin rrugëve, si shenjë opozite ndaj Qeverisë, duke i bërë gjëmën qytetit.

Por ajo që është interesante, është se kundërshtarët e Qeverisë në Shqipëri, njësoj si në Kosovë, flasin për gjendje të jashtëzakonshme, por të njëjtët e kundërshtojnë idenë se në Kosovë duhet të ketë gjendje të jashtëzakonshme. Pra, Berisha, Basha apo kritikë të pavarur si Lubonja etj, mendojnë se Kurti në Kosovë bëri mirë që kundërshtoi gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Rama bën gabim që nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Arsyeja është e thjeshtë. Atje janë me Kurtin, këtu janë me Berishën.

Mjafton ky banalitet, për të kuptuar sa bajate është përfshirja e tyre në debatin për krizën e epidemisë së koronavirusit.

Si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri, epidemia është një operacion që përballohet nga Qeveria, ashtu si në gjithë botën. Aktorët e tjerë politikë, përfshi presidentin apo opozitarët e thjeshtë, duhet të mbështesin planin e Qeverisë, që diktohet nga autoritet shendetësore.

Mungesat që kemi dhe pafuqinë e sistemit, nuk e ndryshojmë dot, as këto muaj, as në vitet që vijnë. Ndaj është banale  dhe e lodhshme dhe për qytetarët, që të dëgjojnë çdo ditë dy plane, një plan veprimi nga Qeveria, dhe një plan opozitar, që në raste qesharake, përsërit të vërteta të njohura, ose në raste malinje, flet për miliona e miliarda, në një vend ku njerëzit shpresojnë të kenë bukë deri për dy muaj.

Bindja e tyre se koronavirusi mund të shkatërrojë botën e bashkë me të dhe qeveritë, për të ardhur ata në pushtet, është një makth që ua bën më të vështirë karantinën. Duhet ta marrin më lehtë, se mund të zgjasë ca dhe nuk dihet kë lë gjallë.

Next Post
Shefi i Shërbimit të Mikrobiologjisë në QSUT: Ja pse nuk bëhet tamponimi për të gjithë ata që dyshohet se kanë COVID-19?

Shefi i Shërbimit të Mikrobiologjisë në QSUT: Ja pse nuk bëhet tamponimi për të gjithë ata që dyshohet se kanë COVID-19?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

June 9, 2026
Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

June 9, 2026
Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In