• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi, Manastirliu inspekton dhomat e izolimit në spitalin Infektiv: Rreziku i ulët, po marrim masat për çdo situatë

by Java News
05/02/2020 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të masave për parandalimin e coronavirusit të ri në vendin tonë, ka inspektuar ambientet e përcaktuara për rastet e mundshme të prekura nga ky virus, në Spitalin Infektiv në QSUT.

“Është e rëndësishme që në QSUT ne kemi bosket e izolimit, të pajisur me gjithë elementët përkatës, që nga pjesa e aparateve respiratore të monitorimit edhe sistemin e gazrave mjekësor. Përsa i përket ndjekjes së rasteve, është përcaktuar edhe algoritmi i ndjekjes së rastit, që do të thotë se nga moment i konstatimit apo dyshimit, rasti paraqitet në QSUT dhe QSUT është struktura që do të mbajë dhe do të trajtojë këto raste, sigurisht në bazë të flukseve që do të kemi”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkoi rritjen e survejancës aktive, edhe pse Shqipëria konsiderohet me rrezik të ulët për coronavirusin e ri.

“Duhet të vijojmë survejancën aktive në të gjithat pikat e kalimit kufitar, qoftë ajore, detare apo tokësore. Dhe të kemi gjithë vigjilencën e duhur në raport me kapjen e hershme të rasteve dhe të zbatojmë të gjitha protokollet dhe udhëzimet që vijnë nga OBSH dhe që janë të miratuara nga Komiteti Teknik që kemi ngritur”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se Task- Forca e strukturave shëndetësore dhe ekspertëve mblidhet çdo ditë dhe po ndjek në vazhdimësi situatën dhe koordinimin e masave mes strukturave shëndetësore, bazuar në rregulloren ndërkombëtare të shëndetit dhe udhëzimet e OBSH.

“Task-Forca mblidhet çdo ditë për të referuar të gjitha masat që janë ndërmarrë edhe në raport me trajnimet kaskade që po kryhen qoftë në Njësitë e Kujdesit Shëndetësor Vendor, qoftë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës, në spitale, për t’i bërë praktikisht stafet tona sa më të afta dhe aktive në çdo rast që mund të ketë. Qëndron fakti që ne jemi vend me risk të ulët, që nuk kemi asnjë element të dyshuar sot për sot, por jemi të përgatitur dhe vijojmë të përforcojmë masat sipas shkallës së rrezikshmërisë”, theksoi Manastirliu. /e.s/

Next Post
FOTO/ Me kapele e syze të errëta, kush është efektivja bjonde e OFL që po “çmend” rrjetin

FOTO/ Me kapele e syze të errëta, kush është efektivja bjonde e OFL që po “çmend” rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD me strategji hibride, debaton buxhetin në disa Komisione, por vijon bojkotin te të tjerat!

PD me strategji hibride, debaton buxhetin në disa Komisione, por vijon bojkotin te të tjerat!

November 2, 2026
Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut

Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut

November 2, 2026
Një portë, nëntë macе dhe një zemër e madhe njerëzore…

Një portë, nëntë macе dhe një zemër e madhe njerëzore…

November 2, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Protestat e “Gen Z” dhe trazirat në Gjermani, Merz paralajmëron: Nuk do të tolerojë dhunën, autorët do të përballen me forcën e ligjit!

November 2, 2026
Shtatë emigrantë humbin jetën në det pranë Ishujve Kanarie të Spanjës

Shtatë emigrantë humbin jetën në det pranë Ishujve Kanarie të Spanjës

November 2, 2026
DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

November 2, 2026
Instagram sfidon YouTube, ofron pagesa deri në 500 mijë dollarë për krijuesit

Instagram sfidon YouTube, ofron pagesa deri në 500 mijë dollarë për krijuesit

November 2, 2026
Trump optimist para zgjedhjeve të mesit të mandatit: Sondazhet janë të manipuluara, nuk e ndiej lodhjen

Trump optimist para zgjedhjeve të mesit të mandatit: Sondazhet janë të manipuluara, nuk e ndiej lodhjen

November 2, 2026
VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

November 2, 2026
Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In