Vijon të përhapet zinxhiri i infektimit prej koronavirusit, ku së fundmi ka rezultuar i prekur me koronavrusi Drejtori i Policisë Berat.
Kryepolici Neritan Nallbati dhe bashkëshortja e tij, kanë rezultuar pozitiv ndaj tamponit anti-Covid.
Burrë e grua janë karantinuar në shtëpinë e tyre në Tiranë, pasi qysh prej të mërkurës janë larguar nga qyteti i Beratit.
Gjendja e Nallbatit dhe e së shoqit paraqitet e qëndrueshme. Ndërkohë në policinë e Beratit po kryhen tamponë, për të zbuluar se deri ku është shtrirë zinxhiri i infektimit.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
/a.r