• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dikur shpalli fitoren e para ndaj Covid, Zelanda e Re shtyn zgjedhjet me një muaj

by A R
17/08/2020 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme për një muaj, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Procesi i votimit ishte planifikuar të zhvillohej më 19 Shtator, mirëpo tani do të mbahet më 17 Tetor.

Ardern ka thënë të hënën se data e re do t’iu lejojë partive “për të planifikuar rrethanat mbi të cilat do të zhvillohet fushata”.

Më herët gjatë kësaj jave, ky vend është përballur me rritjen më të madhe të të infektuarve me koronavirus, andaj u është kthyer masave të izolimit.

Si pasojë e një shpërthimi në Auklland javën e kaluar, aktualisht në Zelandën e Re është raportuar për 58 raste aktive me këtë virus.

Lajmi për rikthim të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi ka shokuar këtë shtet që nuk pati raportuar për asnjë rast lokal të infektimit për më shumë se tre muaj.

Aktualisht në Zelandën e Re ekzistojnë katër “nivele të alarmit”. Auklland aktualisht është në të tretin derisa pjesa tjetër e shtetit në të dytin.

Sips të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re, prej fillimit të pandemisë ka regjistruar 1,600 të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 22 persona kanë vdekur.

Kujtojmë se në muajin prill Zelanda e Re shpalli e para fitoren ndaj koronavirusit, por një javë më pas u regjistruan disa infektime.

/a.r

Next Post
“Kakavija”, Braçe i ashpër me Metën: Dikush t’i thotë hienës së votave se provokimet ngjallin veç neveri

"Kakavija", Braçe i ashpër me Metën: Dikush t’i thotë hienës së votave se provokimet ngjallin veç neveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com