• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koronavirusi i ri ndoshta ka filluar në dhjetor 2019 në SHBA

by A R
04/12/2020 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas rezultateve të një studimi nga qeveria amerikane të publikuar më 30 nëntor, në ShBA ka pasur raste të infektimit nga koronavirusi i ri që në mes të dhjetorit 2019. Kjo është disa javë përpara zbulimit të koronavirusit të ri në Kinë dhe afro një muaj më herët se rasti i parë i infektimit nga koronavirusi i ri i konfirmuar nga departamenti i shëndetit publik i ShBA-së.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Clinical Infectious Diseases”. Ndër 7389 mostrat e gjakut të mbledhura nga Kryqi i Kuq i ShBA-së në nëntë shtete amerikane, studiuesit e Qendrës së Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve të ShBA-së (CDC) zbuluan 106 raste infektimi nga koronavirusi i ri. Kjo është një dëshmi e fortë që virusi ishte përhapur në botë para se autoritetet dhe punonjësit shëndetësore të ishin të vetëdijshëm për këtë. Kjo ndryshon njohuritë e njerëzve mbi kohën e fillimit dhe përhapjen e virusit.

Studimet janë bazuar në mostrat e gjakut të mbledhura nga 13 dhjetor 2019 deri më 17 janar 2020. Studiuesit u shprehën që infektimi nga koronavirusi ndoshta ka filluar në dhjetor 2019 në ShBA.

Sistemi imunitar krijon antitrupa pasi takohet me virusin dhe zbulimi i antitrupave tregon që njerëzit kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit. Gjatë studimeve dhe analizave, shkencëtarët e CDC-së gjetën antitrupa në mostrat e mbledhura më 13-16 dhjetor 2019 në Kaliforni, Oregon dhe Uashington. Kjo tregon që infektimi me koronavirusin e ri në Bregun Perëndimor të ShBA-së ka filluar në mes të dhjetorit.

Krahas kësaj, studiuesit kanë gjetur 67 mostra me antitrupa të mbledhura nga 30 dhjetor 2019 deri më 17 janar 2020 nga Maseçusets, Miçigan, Uiskonsin, Ajova, Konektikat dhe Rod Ajlënd. Kjo tregon që në fillim të këtij viti, rastet ishin përhapur më shumë, por ende ishin të veçuara.

Studiuesit shtojnë që ata kanë përjashtuar mundësinë që antitrupat të jenë shkaktuar nga viruset e zakonshme. Në 84 mostra janë zbuluar antitrupat e veçanta ndaj koronavirusit të ri.

Rezultatet e studimit provojnë që gjithnjë e më shumë dëshmi tregojnë se koha e fillimit të infektimit nga COVID-19 jashtë Kinës është më e hershme sesa njihej më parë. Për shembull, gjatë analizimit të mostrave të pacientëve në Francë më 27 dhjetor 2019, janë gjetur edhe të virusit të COVID-19.

Sipas CDC-së, rasti i parë i infektimit nga COVID-19 në ShBA është njoftuar më 19 janar 2020, dy ditë pas fillimit të testimeve në CDC.

Studimet e mëparshme kanë treguar që koronavirusi i ri nuk ishte një infektim i thjeshtë dhe kishte filluar të përhapej në lagjet e banimit në ShBA në mes dhe fund të janarit të sivjetshëm.

Next Post
“Kemi më shumë gra se burra me COVID”/ Beqaj flet për rritjen e shifrave: Kjo është vala e parë, masat duhet rimodelohen

Ligji i Metrologjisë dhe disa pyetje për Presidentin Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In