• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koronavirusi, Gjonaj: Ja masat e marra në burgjete vendit

by A R
09/03/2020 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

inistrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka siguruar se nuk ka vend për panik në sistemin penitenciar sa i përket situatës së krijuar pas alarmit për rrezikun nga koronavirusi.

Gjonaj nënvizon se po vijojnë intensivisht përgatitjet për masat që do të merren në bazë të protokollit shtesë shëndetësor, i cili sipas saj është në përputhje të plotë me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk” në Top Channel, ajo thotë se është ndërmarrë një trajtim posaçëm kujdesi shëndetësor ndaj të moshuarve, të sëmurëve kronike dhe atyre që hyjnë për herë të parë në institucion.
Edhe pse deri më tani situata paraqitet e qetë, Gjonaj siguron se ka masa të shtuara sa i përket personelit shëndetësor që shërben në institucionet penitenciare.

Gjithashtu, ajo thotë se nëse do të shihet e nevojshme më tej, do të përshkallëzohen masat duke kufizuar takimet e të burgosurve me familjaret.

Ndërkohë, paralelisht ministria e Drejtësisë thotë se janë marrë masa për zgjatjen e kohës së veprimeve telefonike dhe njëkohësisht shqyrtimi i mundësisë për lidhje me skype mes të dënuarve dhe familjarëve.

Denis Dyrnjaja: Fillimisht do të ndalemi tek situata e fundit që lidhet me coronavirusin në Shqipëri. Sot nisi aplikimi i masave kushtëzuese, nga të cilat nuk do të shpëtojnë as të dënuarit në burgje dhe paraburgime. Çfarë do të ndodh në burgje?

Etilda Gjonaj: Në fakt ne kemi marrë disa masa paraprake para se Qeveria të dilte me vendimin e sotëm.  Kanë qënë disa masa paraprake parandaluese me qëllim që jo vetëm të verifikonim të gjitha kushtet pajisjet, të mbrojtjes së stafit shëndetësor në institucionet penitenciare, por njëkohësisht duke përgatitur edhe protokollet nëse do të kishte raste që do evidentoheshin në Shqipëri. Dhe që dje në mesnatë ku u përfshi protokolli i rekomanduar edhe nga OBSH  për masat e përgjithshme lidhur me parandalimin e coronavirusit, në momentin që u identifikuan 2 rastet e para. Unë kam firmosur 2 urdhëra sot në mëngjes, duke vendosur në radhë të parë zbatimin e protokollit shtesë i cili ka të bëjë me masa të shtuara shëndetësore. Sidomos me një kujdes të veçantë me grupe specifike siç janë ata që vuajnë nga sëmundje kronike, kategoritë e të moshuarve që ndodhen në institucionet penitenciare, por njëkohësisht edhe ata të cilët hyjnë për herë të parë në institucion dhe do duhet të qëndrojnë në një observim pak më të gjatë nga ajo çka parashikuar rregullorja e burgjeve, duke ju përshtatur edhe afatit të përcaktuar nga afati i protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë. Përtej faktit që institucionet e burgjeve janë absolutisht të sigurta dhe nuk ka vend për panik për personat që ndodhen aty, si për punonjësit apo personat që i është privuar liria, për faktin që ne do të marrim dhe do të shikojmë edhe masa të tjera të cilat do ti përgjigjen gjithmonë kujdesit dhe mbrojtjes së shëndetit të këtyre personave që ndodhen aty.
Denis Dyrnjaja: T’ju bëj një pyëtje që besoj duhet të ketë logjikë në këtë rast. Unë jam një person që kam një të afërmin tim të burgosur, mund të jem bartës i sëmundjes dhe kërkoj një takim dhe mund ta sjell virusin në burg. Është parashikuar kjo gjë? Do ketë reduktim të takimeve ose masa të pezullimit të takimeve?
Etilda Gjonaj: Në masat paraprake që ne kemi ndërmarrë ka të bëjë pikërisht me zbatimin e protokollit të shërbimit shëndetësor, duke krijuar dhe kushtuar një kujdes të veçantë edhe stafit shëndetësor që trajton personat e dënuar në institucione apo punonjësit e policisë që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me familjarët e të dënuarve. Aktualisht ne jemi në këto masa që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, pastaj do të kemi një paln B nëse do të kemi një shtim të rasteve dhe gjithmonë në interes të shëndetit të atyre që ndodhen brënda. Më pas të kemi edhe   pezullim të takimeve.
Denis Dyrnjaja: Që është një masë më drastike….
Etilda Gjonaj: Është një masë më drastike. Aktualisht do shikojmë reduktimin e takimeve me familjarët aq sa mundet, por nga ana tjetër kemi shtuar masat për të rritur numrin e komunikimeve telefonike të të dënuarve me familjarët, dhe po merremi me një formë tjetër sot, që ka të bëjë me komunikimin nëpërmjet SKYPE të të dënuarve me familjarët.
Denis Dyrnjaja: Pë të mbajtur një lloj distance dhe për të mos humbur komunikimin.
Etilda Gjonaj: Për të mos humbur komunikimin, por duke parë që gjithmonë situata të tilla krijojnë panik megjithëse nuk ka vend për panic, të kenë mundësinë të komunikojnë drejtpërdrejtë me familjarët e tyre.

Next Post
Lufta kundër informalitetit, Denaj: Jo më aksione, abuzimet marrin fund me fiskalizimin

Ndikimi i COVID-19 në ekonomi, Denaj: Kemi gati skenarin, nëse situata do të zgjasë mbi 3 javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com