• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Koreja e Veriut raporton vdekjen e parë nga COVID-19: Infeksioni po përhapet ‘në mënyrë shpërthyese’

by A R
13/05/2022 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën një person i konfirmuar me COVID-19 ka vdekur në Korenë e Veriut dhe qindra mijë njerëz të tjerë kanë shfaqur simptoma të etheve, thanë media shtetërore të premten, duke njoftuar për herë të parë se pandemia ka shpërthyer në këtë vend thuajse krejtësisht të izoluar nga pjesa tjetër e botës.

Autoritetet pranojnë se ka një përhapje shpërthyese të pandemisë ndërsa deri në fund të prillit nuk ishte raportuar asnjë rast me kovid. Pheniani kishte mbyllur kufijtë që nga marsi 2020.

Zyrtarisht nuk përmendet kovidi si infeksion: “Rreth 187,800 njerëz po trajtohen në izolim pasi një ethe me origjinë të paidentifikuar është përhapur në mënyrë shpërthyese në mbarë vendin që nga fundi i prillit”-, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

Rreth 350,000 njerëz kanë treguar shenja të kësaj etheje, duke përfshirë 18,000 që u zbuluan me simptoma të tilla të enjten, tha KCNA, citon noa.al.

Rreth 162,200 njerëz janë trajtuar, por nuk specifikohet se sa prej tyre kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Të paktën gjashtë persona me simptoma të temperaturës kanë vdekur. Një nga këto raste të konfirmuara u gjet i infektuar me variantin Omicron të virusit kovid19, tha KCNA.

Media shtetërore ka thënë se shpërthimi filloi në kryeqytetin, Phenian, në fund të prillit, pa elaboruar shkaqet e mundshme. Qyteti pati disa ngjarje masive publike më 15 dhe 25 prill, duke përfshirë një paradë ushtarake dhe tubime të mëdha ku shumica e njerëzve nuk mbanin maska.

Ekspertët thanë se duke pasur parasysh aftësitë e kufizuara të testimit të Koresë së Veriut, numrat e publikuar deri tani ndoshta përfaqësojnë një pjesë të vogël të infeksioneve.

Kjo situatë mund të shënojë një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe politike për regjimin e izoluar.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vizitoi Shtabin Shtetëror të Parandalimit të Epidemisë dhe shpalli “gjendjen më të rëndë të jashtëzakonshme”. Ai urdhëroi një bllokim kombëtar, tha KCNA.

Përhapja e shpejtë e virusit nxjerr në pah potencialin për një krizë të madhe në një vend të cilit i mungojnë burimet mjekësore. Pheniani ka refuzuar ndihmën ndërkombëtare me vaksina duke mbajtur kufijtë e tij të mbyllur.

/a.r

Next Post
Shtyhet procesi për Presidentin e ri! Më 16 Maj seanca e parë në Parlament

Negociatat për presidentin, sot nisin takimet mes grupeve parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

February 13, 2026
I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

February 13, 2026
NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

February 13, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In