• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korea e Veriut ka vite që “na e fut”

by A R
16/08/2017 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ekonomi socialiste, që ka marrëdhënie ekonomike vetëm me Kinën, dhe që goditet periodikisht nga katastrofa natyrore – për shembull thatësira, që vjen edhe për shkak të një sistemi bujqësor që ka ngelur në shekullin e kaluar, dhe që nga ana e tij provokon zi buke të vazhdueshme që nga mesi i viteve nëntëdhjetë – si ia bën që të ketë fonde, për t’ia dedikuar një programi të sofistikuar raketor dhe bërthamor? Forca e një regjimi është direkt në përpjestim me kapacitetin për të mbajtur nën kontroll popullsinë, dhe një popullsi që vuan urie, zor se e mbështet udhëheqësin e vet. Por, në rastin e Koresë së Veriut, nuk funksionon kështu.

E përditshmja amerikane New York Times ka botuar dje një artikull mbi një lidhje të mundshme, mes raketës balistike interkontinentale të Koresë së Veriut – ajo që u testua për herë të parë në 4 korrik – dhe një vendi që ndodhet 7 mijë kilometra më në perëndim. Ukraina. Artikulli bazohet në një studim të Michael Elleman, studiues në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, i cili duke analizuar pamjet e eksperimenteve të fundit koreanoveriore, ka gjetur atë që e quan “sekretin e suksesit të testeve të fundit me raketa”. Cili është?

Një motorr me shtytje me cilësi të lartë, i një tipi të lidhur ekskluzivisht me prodhimin e “pak impianteve sovjetike”. Mes tyre, sytë e Elleman janë përqëndruar në një industri raketore në Ukrainë, e quajtur Dnipro, që gjashtë vjet më parë u bë objekt i një vjedhjeje pronësie intelektuale pikërisht nga ana e koreanoveriorëve. Dnipro prodhonte mbi të gjitha për Moskën, por pas luftës ishte lënë në harresë. Nju Jork Tajms nuk ka gjetur konfirmime për hipotezat e Elleman, por është i përhapur besimi se pa një ndihmë nga jashtë, Pheniani nuk do të kish mundur të shtinte në dorë një raketë balistike interkontinentale, në një kohë kaq të shkurtër.

Lidhja mes Phenianit dhe Kievit, mbi të gjitha, i jep përgjigje një prej pyetjeve që bëjmë më shpesh me Korenë e Veriut, dhe që ka të bëjë me kapacitetin e saj për të zhvilluar armatime bërthamore dhe raketa të sofistikuara, pavarësisht izolimit. Një ekonomi socialiste, që ka marrëdhënie ekonomike vetëm me Kinën, dhe që goditet periodikisht nga katastrofa natyrore – për shembull thatësira, që vjen edhe për shkak të një sistemi bujqësor që ka ngelur në shekullin e kaluar, dhe që nga ana e tij provokon zi buke të vazhdueshme që nga mesi i viteve nëntëdhjetë – si ia bën që të ketë fonde, për t’ia dedikuar një programi të sofistikuar raketor dhe bërthamor? Forca e një regjimi është direkt në përpjestim me kapacitetin për të mbajtur nën kontroll popullsinë, dhe një popullsi që vuan urie, zor se e mbështet udhëheqësin e vet. Por, në rastin e Koresë së Veriut, nuk funksionon kështu. Nga njëra anë, ekonomia koreano-veriore rritet: sipas të dhënave të fundit të ofruara nga Banka Qendrore e Seulit, GDP i Koresë së Veriut u rrit me 3.9% në vitin 2016, krahasuar me një vit më herët, rezultati më i mirë ky që nga viti 1999.

Eshtë e vërtetë se 2016 është një vit i veçantë: të dhënat janë të ndikuara nga mbyllja e kompleksit industrial të Kaesongut – ai i përbashkët me Korenë e Jugut, i ndalur në shkurt 2016 – por jo nga bllokimi total i importit të qymyrit nga ana e Kinës. Por na thotë një gjë: ka sektorë të tjerë, falë të cilëve Pheniani arrin që të rritet, si krahu i punës i dërguar jashtë, prodhimi, e mbi të gjitha mbijetesa falë tregut të zi.

Nëse ekonomia reale në rritje e ka një shpjegim, përshpejtimi i programit bërthamor dhe raketor – një sektor që ka nevojë për teknologji shumë të kushtueshme që të zhvillohet – është një mister i madh. Oe më saktë, fakti që Pheniani arriti të ketë një raketë balistike interkontinentale dhe kapacitetin për të miniaturizuar një kokë bërthamore ka një shpjegim të vetëm: tregun ndërkombëtar të nëndheshëm. Që nga 2006, viti i testit të parë bërthamor të Phenianit, regjimi është ndër më të sanksionuarit në botë, edhe nga shtetet, edhe nga OKB.

Ndër masat e para që ka ndërmarrë i gjithë komuniteti ndërkombëtar, përfshirë BE, përveç ndalimit për tregtimin e armatimeve, është edhe kontrolli i çdo ngarkese që del dhe hyn në Korenë e Veriut. Teorikisht, prej 11 vitesh, as edhe një gjilpërë nuk shkon drejt Phenianit, pa u autorizuar më parë. Dhe gjithmonë në teori, ky vend është ndër më të monitoruarit nga komuniteti i spiunazhit ndërkombëtar. Sanksionet funksionojnë mbi të gjitha si përgjigje politike ndaj provokimeve: Kim Jong-un na kërcënon të na hedhë në erë, ne i vendosim sanksione. Pra faza në të cilën miratohen sanksione është gjithmonë mediatike, por ajo tjetra, e verifikimit të efikasitetit të tyre, është më pak e tillë. Periodikisht, një panel ekspertësh të OKB nxjerr raporte pikërisht mbi impaktin real të sanksioneve ekonomike, mbi armatimet bërthamore. Pothuaj gjithmonë janë raporte të pamëshirshëm. Që nga viti 2015 vihet re se si “diplomatë, funksionarë dhe përfaqësues të tregtisë koreanoveriorë kanë luajtur një rol kyç në trafikun e armëve të paligjshme dhe raketave, dhe shpesh janë përfshirë edhe në transferime fondesh të paligjshme”. Dosja e fundit e shkurtit 2017 shpjegon se si, pas paketës së fundit të sanksioneve të OKB në vitin 2016, Korea e Veriut vazhdoi të shmangë sanksionet me skema gjithnjë e më të sofistikuara dhe vështirë të gjurmueshme. Edhe duke blerë armatime.

Il Foglio – Bota.al

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Ministrat teknikë nuk dështuan!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com