
Kryeministri Edi Rama, në inspektimet e punimeve që ka bërë në Korçë, Vlorë e Tiranë, ka folur mbi rëndësinë që kanë investimet në sektorin e teknologjisë.
Ai ka deklaruar se falë tregut global, të rinj në qytete të ndryshme të Shqipërisë sigurojnë jo pak, por mijëra euro në muaj.
Pas këtyre deklaratave, kryeministri na ka prezantuar me disa të rinj nga Korça, që tregojnë përmes një video të shkurtër eksperiencën e tyre në tregun global online.
Postimi i plotë i kryeministrit: