• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korçë/ Rama kërkon ndjesë publike për deklaratat në Parlament

by Java News
08/02/2019 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë publike për gjuhën e përdorur të enjten e shkuar në seancën parlamentare gjatë replikës me ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë takimit të parë publik me cilin kombëtar “Bashkia që duam”, shefi i qeverisë tha se qyteti i Korçës ka pësuar transformim falë punës së ekipit që ai drejton.

“Ne nuk kemi problemin si të zgjidhemi, ne kemi problemin si të vazhdojmë të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ka një shprehje të bukur që thotë “Fituesit merren me fitoren, humbësit merren me fituesin” Ne merremi me si do të fitojmë përsëri për të fituar më shumë qytetarët, ata merren me ne gjithë kohës. Unë ju kërkoj ndjesë për mëkatet tona të të enjtes, sepse ‘kush fle me qenin gdhihet me pleshtin’. Ditën e enjte, duam apo nuk duam shkojmë dhe futemi te ajo kasollja qenve. Kështu që duam apo nuk duam përzihemi edhe ne me ta dhe nganjëherë dukemi edhe ne si ata. Por një gjë është e sigurtë. Ne nuk jemi si ata. Ne jemi ndryshe”, tha Rama.

Mes tjerash, shefi i ekzekutivit u ndal edhe te studentët, të cilët siç tha ai do të kenë mundësi  të mira punësimi në administratë dhe kjo do të behët sipas rezultateve që ata marrin. Kjo nismë shtoi Rama, është një tregues se të rinjtë dhe të rejat kanë mundësi për të qenë krenarë me Shqipërinë dhe jo të largohen me pretendimet se vendi i tyre nuk iu siguroi vend pune.

“Ekonomia bujqësore do të krijojë një sinergji të re me ekonominë e turizmit. Do të bëjë kjo që pikat e referimit do të shtohen në mënyrë të ndjeshme. Tek materniteti i Korçës së pari: Shërbimi është fantastik.

Së dyti: Fëmijët tashmë vijnë me  lekë. Nëse ju do të bënit një xhiro nga maternitetin do të kemi korçarë dhe korçare më të bukur që ka nevojë jo vetëm Korça, por edhe e gjithë Shqipëria. Në Spitalin e Korçës do të këtë 15 specialistë të rinj. Korça kishte shumë probleme, por sot është ndryshe.

Të krijojmë vendet e punës për studentët që kanë mbaruar me nënta dhe dhjeta, që mos të thonë nesër: Po iki  sepse Shqipëria nuk më krijon mundësi punësimi, por të thotë se jam krenar për vlerësimet  e mia dhe jam krenar për vendin tim. Unë besoj se jemi në kushtet se bashkia e Korcës ka afruar një model spektakolar pune.

Të shkosh mbas atyre është që të kërkosh që ta kthesh atë  që ishte. Në Korçë mjafton të ecësh dhe të kthesh kokën majtas dhe djathtas dhe të krahasosh nga ajo siç ishte me atë që është. Ne nuk e kemi problemin se si të zgjidhemi, por se si të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ne merremi me si do të fitojmë përsëri që të fitojnë më shumë qytetarët. Dua të kërkoj falje për ditën e enjte. Shkojmë në kasollen e qenve dhe një shprehje thotë: Kush fle me qenin ngrihet me pleshtin”, tha Rama.

/a.meta

Next Post
Doni të humbisni peshë duke ecur? Ja sa hapa duhet të bëni në ditë

Të ecësh, për sport dhe shëndet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com