Qarkullonte në qytet, me armë zjarri (pistoletë)pa leje, në automjetin e tij, arrestohet pas denoncimit në numrin 129.
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Endri Pani, 35 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pas, marrjes të një telefonate tek nr 129, ku një qytetar shprehet se drejtuesi i një automjeti tip “BMW” me ngjyrë të zezë, qarkullonte nëpër qytet duke disponuar armë (pistoletë).
Menjëherë u organizuan shërbimet dhe falë vlerësimit të situatës, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë në lagjen nr 3 të qytetit të Korçës, automjetit të këtij shtetasi tip “BMW” me targë AA 597 IR, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale :
Një armë zjarri pistoletë TT model 54, me 7 (shtatë) fishekë, të cilën Endri Pani, e zotëronte pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.