Një përplasje me armë ka ndodhur në qendër të Korçës, përpara bashkisë, ky dy perona janë konflikuar me njëri tjetrin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe një person ka mbetur i plagosur. Po ashtu mësohet se i plagosur është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. Polica mësohet se ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Njoftimi i policisë
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në një kohë rekord kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 38-vjeçari. Ngjarja e ndodhur pak minuta më parë, në lagjen nr 7 përpara Bashkisë Korçë, ku pas një konflikti midis disa personave për motive të dobëta, mbeti i plagosur shtetasi E.H, rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në Komisariat disa persona dhe midis tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes. Po vijonë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ketë ngjarje.
ma.me