Një 81-vjeçar është gjetur i varur nga familjarë në banesën ku jetonte në Korçë, këtë të martë. Viktima me iniciale Y.L. sipas policisë, dyshohet se është vetëvarur. “Në lagjen nr. 17, në ambientet e banesës është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi Y.L., 81 vjeç”, njoftuan burime zyrtare nga policia lokale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale shkaktimi i vetëvrasjes, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.
ma.me