• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kopshti 28 në Laprakë gati,Veliaj:Të njejtat standarte në qëndër e periferi

by Aalison Pearse Stevens
26/08/2016 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e sezonit të ri arsimor, Bashkia e Tiranës po përmbush një tjetër premtim të sajin, rikonstruksionin e të gjitha kopshteve të Tiranës. Sot ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i kopshtit të 16-të në Laprakë.

Punimet e kryera falë bashkëpunimit me donatorët, u inspektuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i PS, Rakip Suli. Pasi ka parë nga afër kushtet që ofron ky kopësht pas rikonstruksionit, Veliaj theksoi se falë mirëmenaxhimit të hapësirave është bërë e mundur që ky kopësht të presë 120 fëmijë të Laprakës.“Bashkë me Fjonën, pamë kopshtin e sapobërë, i 16-ti nga 23 që kemi nisur të rikonstruktojmë gjatë kësaj vere. Na kanë ngelur edhe 7 kopshte të tjera dhe mezi pres që t’i mbarojmë në kohë rekord. Besoj se deri në shtator, kur edhe shoqet e Fjonës të jenë kthyer nga pushimet, do t’i kemi mbaruar të gjitha kopshtet dhe për herë të parë po garantojmë që e njëjta cilësi që ekziston në një kopësht në Bllok, ekziston edhe në një kopësht në Laprakë, sepse të gjithë fëmijët janë njësoj”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se është ndër prioritetet e punëve të Bashkisë së Tiranës që të ofrojë të njëjtin standard punimesh si në qendër, ashtu edhe në periferi, si një mënyrë për të krijuar të njëjtat mundësi për të gjithë banorët e kryeqytetit, përfshi këtu edhe fëmijët.

“Jemi siguruar që bashkë me inxhinierët tanë, me djemtë e vajzat fantastike që kanë punuar gjatë gjithë verës, të kemi të njëjtin standard si në periferi, si në qendër, për t’u siguruar që kushdo që rritet në Tiranë të ketë të njëjtin shans për të qenë i suksesshëm në jetë. Punohet në mënyrën më të lartë të standardeve që ka Bashkia e Tiranës dhe ku sigurisht do të vazhdojmë edhe me investime të tjera”, tha Veliaj. Sa i përket Njësisë Nr. 11 kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur se ajo është në vëmendje të bashkisë edhe në një sërë investimesh të tjera, përfshi këtu infrastrukturën rrugore.

“Investimi i radhës në Laprakë do të jetë një investim prej 4 milionë dollarësh, i cili do të rehabilitojë pjesën më të madhe të urbanistikës së zonës, për t’u siguruar që sa të bukur e kemi kopshtin, po aq të bukur ta kemi edhe lagjen”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Deputeti i zonës, Rakip Suli, falenderoi bashkinë për punën e kryer në këtë kopësht dhe theksoi se ajo është domethënia më e mirë e fuqisë që ka çdo votë e dhënë një vit më parë. “1 votë e juaja, kthehet në investim për fëmijët tuaj; kthehet në investim për rrugën, për trotuarin, për të gjitha problemet ditore që ka çdo qytetar aty ku banon e jeton”, tha Suli.

Kopshti nr. 28 në zonën e Laprakës i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, përfshi sistemimet e jashtme, këndin e lodrave, këndin e ujit dhe rërës, mbjelljen e bimëve, drenazhimin e ujërave të shiut, si dhe sistemimin e gjithë pjesës së pasme të godinës. Gjithashtu, në ambientet e brendshme është sistemi hidraulik dhe sistemi elektrik, të cilët janë bërë nga fillimi, duke shmangur problemet që shkaktonin si me lagështirën ashtu edhe energjinë në kopësht, etj.

ma.me

kopshti
kopshti
kopshti
kopshti
kopshtikopshti

Next Post
Basha ne Dibër: Rruga e Arbrit amaneti ynë i papërfunduar, projektin e realizojmë ne

Shehu ngatërron zgjedhjet lokale me ato politike, premton rikthimin e universitetit në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com