• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Koordinimi për emergjencat/ FA përfundon stërvitjen “Mirdita 2016”

by A R
28/06/2016 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të stërvitjes “Mirdita 2016”, në Livadhet e Sheshajve u zhvillua Dita e Vizitorëve të Shquar.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kryetari i Bashkisë Rrëshen, Ndrec Dedaj, kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Dedë Prenga ushtarakë dhe banorë të zonës.

Qëllimi i stërvitjes “Mirdita 16” ishte aftësimi dhe koordinimi i strukturave të Komandës Mbështetëse, nëpërmjet veprimtarive të drejtpërdrejta operacionale, rritja e mëtejshme e nivelit të bashkëpunimit me pushtetin lokal në rastet e emergjencave civile. “Mirdita 16” vjen menjëherë pas ndërtimit të një ure “bailey” në Klos, dhe gjatë periudhës gati 1 – mujore të zhvillimit të kësaj stërvitjeje, efektivët e Komandës Mbështetëse kontribuuan në hapjen e një rruge rreth 16 km nga Jezulli në Ulëz. Gjithashtu, në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë, firmat private dhe donatorë lokalë, efektivët e KM dhuruan bazë materiale për institucionet arsimore, si dhe ndihmuan disa nga familjet në nevojë në këtë zonë.

Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli në fjalën e saj u shpreh: “Ndihem tepër e nderuar dhe mund të them me plot bindje se stërvitja e parë e këtij lloji, pas shumë e shumë vitesh, është thjesht dhe vetëm një sukses i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ajo tha se kjo stërvitje ishte një mbështetje e mirë edhe për qendrën stërvitore të Bizës, e cila do të mirëpresë në shtator të këtij viti stërvitjen e madhe “Joint Effort 2016” me pjesëmarrjen e FA shqiptare, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Italisë dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Në vijim ministrja Kodheli falenderoi të gjithë ata që ndihmuan në shpërndarjen e ndihmave, donatorët të cilët sollën ndihma për t’ju shpërndarë komunitetit, të gjithë ushtarakët që dhuruan gjak për spitalin dhe të gjithë ata që realizuan një stërvitje kaq të suksesshme. Në fund të fjalës së saj, zonja Kodheli falenderoi edhe qytetarët të cilët i’u bashkuan përmbylljes së stërvitjes: “Me shpresën që punë të tjera më të mëdha do të na dalin përpara, suksese më të mëdha do të kemi”, përfundoi ajo.

Komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Fatmit Lokaj, në fjalën e tij u shpreh se Komanda Mbështetëse ka kryer një sërë operacionesh në ndihmë të komunitetit dhe mbështetjen e autoriteteve, në ndërtimin e urave “bailey”, me rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndihmën në emergjencat civile, identifikimin, transportimin dhe asgjësimin e municioneve të gjetura në të gjitha njësitë vendore të Republikës së Shqipërisë, si dhe mbështetjen që i është dhënë Inspektoratit Kombëtar për prishjen e objekteve të paligjshme.

Kjo stërvitje nuk kaloi pa u përshëndetur edhe nga dy kryetarët e Bashkive Rrëshen dhe Mat, të cilët përcollën mirënjohjet dhe falenderimet jo vetëm të tyre, por edhe të banorëve që ata përfaqësojnë, për ndihmën e dhënë nga FA.

Stërvitja “Mirdita 2016” është një stërvitje e kombinuar me trupa, e para e këtij lloji, ku strukturat e Komandës Mbështetëse nën drejtimin e Detashmentit CIMIC, elementët e Batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Furnizimit kombinohen në veprimtari ndihmuese për komunitetin e zonës së Mirditës dhe Matit./a.m.

Next Post

Ja formacioni më i mirë në fazën e 1/8-ve të "Euro 2016"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com