• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Konvertimi në Islam proçka më e madhe e shqiptarëve”, sqarimi i Mustafa Nanos

by A R
18/09/2017 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Libri “Sandwich” i Mustafa Nanos, me nëntitull “A është mirë me qenë shqiptar”, ka ngjallur jo pak debat gjatë verës që lamë pas.

Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili, autori i librit ka shpjeguar qëndrimin e tij lidhur me shprehjen “Konvertimi në Islam proçka më e madhe që kanë bërë shqiptarët në historinë e tyre”.

“Me këtë kam parasysh që shqiptarët e shkëputën veten e tyre nga një qytetërim që ata i përkisnin derisa u konvertuan në fenë islame. Deri në atë kohë ne i përkisnim besimit të krishterë. Shqiptarët nëpërmjet konvertimit në fenë islame, fizikisht mbetën brenda Europës, por mendërisht u shkëputën nga qytetërimi europian. Ndaj them se ky konvertim e bëri këtë situatë problematike të shqiptarëve. në Shqipëri nuk ndodhi përparimi kulturor si në vendet e tjera europiane.

Këtu çdo gjë ngriu. Të konvertohesh në fenë islame nuk është si të bëhesh budist, sepse feja islame është shumë e fortë, dhe nuk ka të krahasuar me besimet e tjera”, tha Nano.

Por sipas historianit Olsi Jazexhi, ky konvertim nuk është aspak “proçkë”. Ai thotë se, siç ë thotë edhe Sami Frashëri “shqiptarët gjetën tek turku një zot që i hapi dyert e botës”.

Olsi Jazexhi: Proçkë e shqiptarëve është që nuk u bënë të gjithë myslimanë por u bënë vetëm disa. Në myslimanë u konvertuan edhe hungarezët, serbët e grekët, por me rënien e Perandorisë Osmane, shtetet e reja, pasi krijoheshin u masakruan myslimanët. Arsyeja pse në Shqipëria ka shumë myslimanë, është se ishin rripat e fundit që u shkëputën nga perandoria turke, arsyeja është se këtu transferoheshin muhexhirët. Nuk ishte proçkë për arsyen se si thotë Sami Frashëri, shqiptarët gjetën te turku një Zot që i hapi dyert e botës.

Mustafa Nano: Po pikërisht prandaj është proçkë, se ne e ndamë mënyrën e të jetuarit, kulturës sonë nga fqinjët

Olsi Jazexhi: Jo, se ka pasur dhe grekë janë konvertuar në myslimanë

Mustafa Nano: Kjo pjesë ka qenë e vogël, dhe një pjesë e tyre kanë qenë shqiptare. Grekët e serbët kanë pasur popullsi të vogla myslimane, madje dhe ato i kanë përzënë./a.m.

 

Next Post
Zbulohet formacioni i Real Madridit për ndeshjen finale të Champions Leagues

Reali përgatit dy "goditje" të mëdha për sulmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com