• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kontrolli i Katalonjës kalon në duart e zëvendëses së kryeministrit Rajoy

by Java News
28/10/2017 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria spanjolle e ka zhveshur Katalonjën nga autonomia dhe ka marrë në duar qeverisjen e saj. Masat e marra mëngjesin e të shtunës, erdhën pasi parlamenti katalan votoi për të shpallur pavarësinë të premten.

Një buletin zyrtar shtetëror, shkarkoi liderët katalanë dhe ia dha kontrollin e rajonit zëvendëskryeministres spanjolle, Soraja Saenz de Santamaria. Më herët, ministria e Brendshme spanjolle mori në kontroll policinë e Katalonjës pasi shkarkoi zyrtarët e lartë katalanë të saj. Një ditë më parë, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy lajmëroi shkrirjen e parlamentit rajonal dhe shkarkimin e liderit katalan, si edhe shpalli zgjedhjet e parakohshme lokale.

Demonstrime pro dhe kundër pavarësisë janë mbajtur gjatë gjithë natës ndërkohë me të tjera që priten gjatë të shtunës. ndërsa në Madrid është lajmëruar një tubim i madh për unitetin e Spanjës dhe kushtetutën.

Mocioni për shpalljen e pavarësisë u miratua të premten me 70 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime në parlamentin katalan me 135 vende. Puigdemont ndërkohë i ka kërkuar mbështetësve të përjetojnë momentin në mënyrë paqësore.

Separatistët thonë se tani katalonja nuk është më nën juridisksionin spanjoll. Por, gjykata kushtetuese spanjolle ka gjasa ta shpallë pavarësinë të paligjshme, ndërsa BE, SHBA, Britania e madhe, Gjermania dhe Francë, kanë shprehur mbështetje për unitetin e Spanjës. Ndërkohë, prokurorët spanjollë thonë se do të ngrenë akuza për rebelim kundër Puigdemont, javën e ardhshme.

Next Post
Bashkia e Tiranës dhe Ambasada çeke përfundojnë këndin e lojërave në sheshin “Bajram Curri”

Bashkia e Tiranës dhe Ambasada çeke përfundojnë këndin e lojërave në sheshin “Bajram Curri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In