• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kontrolli i pompave të naftës, Agjencia e Prokurimit Publik bllokon tenderin

by Java News
22/10/2018 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Prokurimit Publik ka pezulluar procedurën e tenderimit për koncesionin mbi kontrollin e pompave të naftës dhe gazit të lëngshëm, shërbim që aktualisht kryehet nga Drejtoria e Metrologjisë. Vendimi i Agjensisë së Prokurimit Publik është marrë pas një ankimimi nga një kompani zviceriane që akuzon Ministrinë e Financave se ka vendosur në procedurat e koncensionit kushte diskriminuese.

Kushtet e vendosura përjashtojnë nga gara kompanitë e huaja dhe favorizojnë firmën “NoaControll sh.p.k,” kompani e themeluar në vitin 2015 nga biznesmeni shqiptar, Gentian Sula, i cili ka aktivizuar procedurën e koncensionit me një propozim të pakërkuar në 2016, dhe për këtë arsye nga qeveria ka marrë në garë 10 pikë bonus, siç parashikohet nga ligji për koncensionet që mund t’i hapin rrugën për një aktivitet që mund të sjellë për kompaninë e tij një fitim prej 70 milionë euro për 20 vite.

Kontrata koncesionare, ku thuhet se Kompania Noa ka 10 pikë bonus pasi ka depozituar një ofertë të pakërkuar që në vitin 2016

Kontrolli i pompave te naftës dhe gazit të lëngshëm në pikat e karburanteve është aktiviteti kryesor i Drejtorisë së Metrologjisë, dhe buxheti i shtetit arkëton çdo vit 80 milionë lekë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj synon ta japë këtë koncension në këmbim të një investimi dysheme prej 64.8 milionë lekë, për një periudhë 20-vjeçare.

Vlera e koncesionit për kontrollin e pompave të naftës me një vlerë prej 64 milionë lekë.

Ministria e Financave në dokumentet e shpallura bashkë më tenderin në 18 shtator të këtij viti, vë theksin tek standartet evropiane si një nga arsyet e dhënies me koncension të këtij shërbimi, teksa në të njëjtën kohë nuk lejon kompanitë e huaja të marrin pjesë në tender.

Kushti kryesor i Ministrisë së Financave ishte që kompania fituese të ketë një certifikatë akreditimi shqiptare, edhe pse certifikatat e lëshuara nga trupat evropiane të akreditimit njihen në Shqipëri, dhe jo e kundërta.

Kriteret e vendosura nga Ministria e Financave për pjesëmarrjen në këtë tender, ku theksohet se kompania fituese duhet të ketë një certifikatë akreditimi

Kriteri i dytë ishte që kompania të kishte 3 vite eksperiencë në fushën e inspektimit. Dy kushtet qe i shkojnë për shtat firmës “Noa-controll “që pikërisht në 3 vitet e fundit ka arritur të sigurojë nga shteti disa certifikata në fushën e inspektimit.

Kriteret e vendosura nga Ministria e Financave, ku kërkohet që kompania fituese të ketë 3 vite eksperiencë në fushën e inspektimit të hidrokarbureve
Kompania me bazë në Zvicër, “Penzoil Trading” e interesuar për të marrë pjesë në garë, u ankua tek Komisioneri i Prokurimit Publik, për manipulim të garës duke gjykuar si përjashtuese, kushtet e vendosura nga Ministria e Financave. Pas kësaj ankese Komisioni i Prokurimit Publik në fillim të muajt tetor ka pezulluar tenderin dhe ka kërkuar shpjegime nga Ministria e Financave.

Ky projekt koncensionar nuk është pritur mirë nga operatorët e tregut të karburanteve dhe shoqatat e biznesit, apo ato në mbrojtje të konsumatorit, të cilët kontestojnë mungesën e transparencës, si edhe mungesën e një strategjie të qartë të qeverisë, por edhe rrezikun për kosto shtesë në çmimin fundor të naftës, dhe hapësirën që ka kompania për të abuzuar.

Çdo pikë shërbimi paguan aktualisht 14.000 lekë për kontrollin e pompave nga ana e shtetit, po privati mund t’a rrisë këtë tarifë. Projekti koncesionar i kontrollit të pajisjeve në karburante nuk është i vetmi në këtë sektor. Në fillim të vitit 2013, qeveria e drejtuar nga Berisha firmosi koncesionin e markimit, duke rritur një kosto të transferuar pastaj në çmimin fundor të karburantit, që aktualisht në Shqipëri është ndër më të shtrenjtit në Evropë.

ma.me

Next Post
‘Vala’ e arrestimeve/ A është ky biznesmeni që rrefeu gjithçka dhe theu kodin e heshtjes?

'Vala' e arrestimeve/ A është ky biznesmeni që rrefeu gjithçka dhe theu kodin e heshtjes?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In