• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kontrabanda nga Maqedonia/ Dy policët dalin nga qelia me garanci pasurore, 7 tregtarë në kërkim

by Java News
02/01/2020 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Celulës së kontrabandistëve me anëtarë nga Korça dhe Bilishti, që futën nga pika doganore e “Goricës”, 4 kamionë kontrabandë me goma e veshmbathje, i janë shtuar dhe dy emra të tjerë që janë arrestuar nga policia dhe prokuroria e Korçës. “Shqiptarja.com” mëson emrat e dy efektivëve të policisë kufitare në Goricë që ranë në pranga pak ditë para vitit të ri. Vullnet Çekiçi dhe Vasil Demiri, janë arrestuar nga kolegët e tyre, pasi nga veprimet hetimore nga prokuroria e Korçës, ka rezultuar se dy policët nuk kanë kryer siç duhet shërbimin e tyre në doganën e “Goricës”, duke mos kryer asnjë kontroll dhe peshim të kamionëve që tashmë janë sekuestruar si provë materiale. Fillimisht ndaj dy policëve privatë Vullnet Çekiçi dhe Vasil Demiri është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” nga gjykata. Por pasi janë arrestuar nga policia dhe shoqëruar përballë gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, trupi gjykues ka vendosur të ndryshë masën e sigurisë për Çekiçin dhe Demirin nga “arrest në burg” në një mase me garanci pasurore kundrejt 3 milionë lekë të vjetra për secilin prej tyre.

Për pasojë atë janë liruar nga qelia, duke pranuar të ngrijnë shumën prej 3 milion leKontrabanda nga Maqedonia me 4 kamionë me goma e veshëmbathje ka çuar në prangat policët kufitarë Vullnet Çekiçi dhe Vasil Demiri. Ja kush janë 7 personat e shpallur në kërkim.kë të vjetra. Momentalisht për kontrabandimin e katër kamionëve me veshmbathje dhe goma makine nga pika kufitare e “Goricës”, janë arrestuar në total 7 efektivë policie dhe doganierë, ku Çekiçi dhe Demiri janë liruar ndërsa personat e tjerë si Shpendi Dragolli, Astrit Haxhi, Ylli Rapo, Bilal Hysollari dhe Janaq Kitani vijojnë të qëndrojnë në paraburgimin e burgut të Drenovës. Pritet që në ditët në vijim policia dhe prokuroria e Korçës, të konkretizojë në arrestime të tjera për këtë rast të kontrabandimit të mallrave nga pika kufitare me Maqedoninë, ku kjo celulë kontrabandistësh dyshohet se e ka të përsëritur këtë aktivitet kriminal. Hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria, rezulton se në këtë veprimtari kriminale janë të implikuar dhe shpallur në kërkim, Elton Zoto, i cili dyshohet se ka dhe një proces të hapur në prokurorinë e Tiranës për akuzën e mashtrimit me TVSH-në.

Bilal Hysollari, Mimi Kello dhe Shpendi Dragolli

Që prej datës 8 dhjetor e në vazhdim, Zoto rezulton në kërkim nga prokuroria e Korçës. Mes personave që janë shpallur në kërkim janë dhe Artur Yzeiri, një tregtar veshmbathjesh, Arjan Pani edhe ky një tjetër tregtar veshmbathjesh me pakicë në Korçë, Astrit Hoxha, Dhimitër Kërthi, Niko Stojan tregtar në Korçë dhe Mimi Kello nga Bilishti që punon si taksist. Të shtatë këta persona po ndiqen nga prokuroria dhe policia e Korçës, si personat përgjegjës që në bashkëpunim edhe me punonjësit e policisë, kanë organizuar në forma të ndryshme, kalimin kontrabandë të 4 kamionëve me veshmbathje dhe goma makine nga pika e kalimit kufitar të Goricës./shqiptarja.com

g.kosovari

 

Next Post
Shqipëria nis kryesimin e OSBE, por po përballet me sfida të mëdha/ Pjesë e organizatës janë 57 vende

Shqipëria nis kryesimin e OSBE, por po përballet me sfida të mëdha/ Pjesë e organizatës janë 57 vende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam njohur shijen e gjakut në protesta”, Rama kthehet pas në 2011, kujton para gazetarëve të BE  4 vrasjet në bulevard

“Kam njohur shijen e gjakut në protesta”, Rama kthehet pas në 2011, kujton para gazetarëve të BE 4 vrasjet në bulevard

June 9, 2026
Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

June 9, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

‘Flamengo’ vishet me Prada!

June 9, 2026
“Jam njeriu i Sorosit apo i Kushner?”, Rama ironizon akuzat ndaj tij

“Jam njeriu i Sorosit apo i Kushner?”, Rama ironizon akuzat ndaj tij

June 9, 2026
“Shqipëria vendos vetë, nuk është sfond për betejat politike të huaja”, Rama i përgjigjet senatorit amerikan

“Shqipëria vendos vetë, nuk është sfond për betejat politike të huaja”, Rama i përgjigjet senatorit amerikan

June 9, 2026
“Ishujt po u shiten oligarkëve”, Rama sfidon protestuesit: Ku janë provat?

“Ishujt po u shiten oligarkëve”, Rama sfidon protestuesit: Ku janë provat?

June 9, 2026
Berisha kërkon të identifikohet me protestat: Lëvizja është e pandalshme!

Berisha kërkon të identifikohet me protestat: Lëvizja është e pandalshme!

June 9, 2026
“Shqipëria hap së shpejti ambasadën e saj në Dublin”, ministri Hoxha pritet nga homologia e Irlandës

“Shqipëria hap së shpejti ambasadën e saj në Dublin”, ministri Hoxha pritet nga homologia e Irlandës

June 9, 2026
Detaje të reja nga pengmarrja e Eglant Koçit/ Kamarieri ndihmoi “shefin” të rrëmbenin 34-vjeçarin (Foto e fundit ku u pa)

Detaje të reja nga pengmarrja e Eglant Koçit/ Kamarieri ndihmoi “shefin” të rrëmbenin 34-vjeçarin (Foto e fundit ku u pa)

June 9, 2026
Dëshmia e Rulit “zhyt” Berishën/ Frrok Çupi: Saliu përdori vendimet në favor të familjes dhe korrupsionit

Dëshmia e Rulit “zhyt” Berishën/ Frrok Çupi: Saliu përdori vendimet në favor të familjes dhe korrupsionit

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In