• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konstitucionalisti i njohur: Meta gaboi rëndë me mosdekretimin, Kushtetuta është e qartë!

by Java News
05/11/2018 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i nivelit të lartë, Artan Hoxha mendon se presidenti nuk ka të drejtë kushtetuese për të refuzuar zgjedhjet e kryeministrit Rama, mbi kandidaturat që ai propozon si pjesë të kabinetit të tij. Si argument Hoxha sjell Kushtetutën, ndarjen e pushteteve, por edhe përpjekjet e 3 presidentëve të mëparshëm, të cilët më pas kanë pranuar propozimet e kryeminsitrave.

“Përbërja e kabinetit dhe përgjegjësia për përbërjen është ekskluzivitet i kryeministrit dhe i Kuvendit. Kështu që ky atribut është i kryeministrit dhe si i tillë, pozita e presidentit mendoj që është një pozitë që rrit procedurat dhe formalitetin e emërimit të ministrave në detyrë, aq më tepër kur ministri, përpara se të fillojë detyrën duhet të bëjë betimin para presidentit. Ndarja e pushteteve në sistemin tonë qeverisës, ku Shqipëria është Republikë Parlamentare, përgjegjësia për formimin e kabinetit, apo për plotësimin dhe largimin me anëtarë të rinj, është një përgjegjësi dyfishe e kryeministrit dhe e Kuvendit të Shqipërisë”, deklaron Artan Hoxha.

Por, cili është kuptimi i nenit 98 të Kushtetutës, që thotë se presidenti dekreton pas propozimeve?

“Kushtetuta është që në vitin 1998, por në këtë pikë nuk është se ka ndryshuar. Atje ku Kushtetuta nuk shprehet, unë mendoj se në këtë rast, presidenti nuk e ka kompetencën e mosdekretimit të një kandidati që propozohet nga kryeministri. Ka pasur një debat të gjatë lidhur me këtë, edhe me presidentët e mëparshëm. Ka një parim të luajalitetit kushtetues të raporteve institucionale. Unë mendoj se bashkëbisedimi kryeministër-president lidhur me kandidatura duhet të jetë çështje e procesit. Në fund të këtij procesi duhet të përfundohet me dekretimin e kandidatit”, u shpreh më tej Artan Hoxha.

Pra, presidenti e ka apo jo të drejtën për të refuzuar?

“Unë mendoj se presidenti duhet të bisedojë me kryeministrin për problematikat që mund të ketë dhe në përfundim është propozimi i kryeministrit që mbetet si detyrim për presidentin për ta dekretuar kandidaturën e ministrit, kushdo qoftë ai”, tha Hoxha. TCH

ma.me

Next Post
Meta zgjedh Vitore Tushën si kandidate për kreun e KLSH

Meta zgjedh Vitore Tushën si kandidate për kreun e KLSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In