Një qen i vjetër me origjinë nga Kina ka marrë çmimin e parë në Kaliforni si qeni më i shëmtuar në botë. Me një prerje flokësh punk dhe gjuhën e varur gjithmonë në fytyrë, qeni 17-vjeçar fitoi kundër 9 pretendentëve të tjerë në konkursin vjetor.
Kampioni u adoptua vitin e kaluar, gjatë pandemisë së koronavirusit nga muzikantja 41-vjeçare Jeneda Benali në Arizona. Ajo tha se ishte paralajmëruar se ishte një qen i moshuar me probleme shëndetësore.
“Stafi u përpoq të më përgatiste për atë që do të shihja. Pashë një krijesë që ishte vërtet e vjetër, kishte nevojë për një shans të dytë dhe meritonte të dashurohej”, tha pronarja krenare.
Veterinerët shpjeguan se për shkak të problemeve të saj shëndetësore, qeni mund të jetonte vetëm për disa javë.
“Por dashuria, mirësia dhe përkujdesja e ndihmuan që t’i kalonte problemet”, tha Jenda Benali.
/a.r