• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kënga e “Skodës”, e Pirro Milkanit

by A R
26/06/2022 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Kur takon Pirro Milkanin, është vërtetë ngjarje.

Ne të brezit tim që jemi rritur me filmat e tij nuk dimë nga t’ia nisim. Me më të fundit “Trishtimi i zonjës Shnajder” në të cilin yjet Nik Xhelili dhe Arta Dobroshi sollën portrete të jashtëzakonshme të rinjsh shqiptarë që studionin në Çekosllovakinë e vitit 1961.

Me “Ngjyrat e moshës” kur Ariana Qatipi, Rajmonda Bulku, Anisa Markarian sollën luftën mes dy brezave në fund të rrëzimit të regjimit komunist. Apo kryevepra e tij “Zonja nga qyteti” në të cilin Violeta Manushi çimentoi kryerolin e saj duke i marrë emrin e dytë “Teto Ollga” dhe Rajmonda Bulku po me kryerolin e saj, Melin. E të shumë e shumë filmave të tjerë si “Në prag të jetës”, “Besa e Kuqe”, “Ballë për ballë”, “Shtigje Lufte”, “Kur zbardhi një ditë”, “Shëmbja e idhujve”, “Një shoqe nga fshati”, “Çifti i lumtur”.

U takuam në një aktivitet për Çekinë dhe për marrëdhëniet me Shqipërinë për të cilën janë botuar dy libra. Ata që e njohin mjeshtrin Milkani, ia dinë mirë afeksionin për këtë vend ku ai studioi, por edhe mësoi se si duhet të jetohej jeta në ato vite kur shqiptarët po mbylleshin gjithnjë e më shumë.

Në bisedë, Pirro Milkani më tregoi se miqësia mes dy shteteve dhe popujve ishte e tillë që shqiptarët i kushtuan një këngë të posaçme “Skodës”, markës së njohur të makinave. Ai mbante mend vargjet dhe nisi të këndonte këngën e “Skodës”.

Ndërsa unë ia theksova se me atë që më tregonin prindërit dhe për aq sa mbaja vetë mend, aq e familjare ishte bërë kjo markë saqë fjala kamion ishte zëvendësuar me fjalën “Skoda”. Shqiptarët ato kohë nuk thoshin “po vjen kamioni”, por “po vjen Skoda”.

Dhe të mendosh që askush nuk kishte të drejtë të kishte një “Skodë” private. A e dinin çekët këtë? Ato kohë jo, por tani po. Ishte koha e miqësisë së Lindjes komuniste.

Vërtetë kalova disa çaste fantastike me një njeri që i ka dhënë aq shumë artit dhe kulturës shqiptare. U gëzova shumë që të takova dhe të uroj shëndet mjeshtër!

Next Post
Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, oligarku me kryq në dorë dhe 4 miliardë dollarë pasuri, vila e ora luksoze

VIDEO / Kryepatriarkun e Rusisë nuk e mbajnë këmbët, rrëshqitje spektakolare në dysheme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i FIFA-s ndryshon llogaritë e Botërorit, përballjet direkte vendosin renditjen në grupe

Vendimi i FIFA-s ndryshon llogaritë e Botërorit, përballjet direkte vendosin renditjen në grupe

June 20, 2026
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

June 20, 2026
Nga Monako në Majorka! Dalin pamjet nga takimet e Artur Shehut për operacionet e dyshuara të trafikut të kokainës

Nga Monako në Majorka! Dalin pamjet nga takimet e Artur Shehut për operacionet e dyshuara të trafikut të kokainës

June 20, 2026
Viti i RI/ Kosova e nis me shumë sfida por edhe pa qeveri!

Ekspertët: Kriza politike në Kosovë po dëmton reformat

June 20, 2026
Takimi në Zvicër/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Takimi në Zvicër/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

June 20, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

June 20, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

June 20, 2026
Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

June 20, 2026
Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

June 20, 2026
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

‘Shpërthen’ Frrok Çupi: Lëvizja e ‘Neomalësores’, tradhti kombëtare dhe përdorim i postit zyrtar

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In