Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mori pjesë sot në çeljen e ekspozitës me temë “Policia ndër vite”. Ne fjalën e tij, Tahiri theksoi se dita-ditës po bëhen përpjekje për rritjen e bashkëpunimit mes forcave të rendit dhe qytetarëve me qëllim rritjen e sigurisë në mbarë vendin.
“Në të gjithë botën është pranuar se qyteti nuk mund të jetë i sigurt nëse qytetarët dhe policia nuk bashkëpunojnë. Duhet një punë kolosale që qytetarëve t’u kthehet besimi te policia” – theksoi ministri i Brendshëm.
Gjatë ekspozitës, Tahiri bëri me dije se shumë shpejt policia do të ketë një uniformë të re pas zhvillimit të një konkursi ndërkombëtar.









