• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Konkurrentë në biznes, 61-vjeçari akuzohet për përdnjekje të gruas së martuar

by Aalison Pearse Stevens
07/08/2016 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lufta për klientë” mes dy bizneseve konkurrente në Tiranë ka vijuar me një histori përndjekjeje ndaj një gruaje të martuar, që dyshohet të ketë si autor një 61-vjeçar.

Punonjësja e një agjencie sigurimi ka kallëzuar në Prokurori veprimet e shtetasit Ylli Hoxha, që, sipas saj, e ka përndjekur dhe shqetësuar për një kohë të gjatë.

Kallëzuesja B. A. pretendon se 61- vjeçari e ka filmuar gjatë një zënke, regjistrim të cilin e ka hedhur në internet.

Më tej, sipas saj, ai e ka ndjekur sistematikisht, duke e filmuar dhe fotografuar, si edhe se i ka kërkuar asaj lidhje intime.

Punonjësja e agjencisë së sigurimit ka thënë se veprimet shqetësuese të Hoxhës nuk janë kursyer edhe kur ajo ka qenë në shoqërinë e bashkëshortit të saj, duke i krijuar probleme serioze në familje dhe duke i rrezikuar asaj martesën.

Me kërkesë të Prokurorisë, në fund të muajit korrik, Gjykata e Tiranës caktoi në mungesë masën sigurie “arrest në burg” për Hoxhën, masë e ekzekutuar më 3 gusht. Dy ditë në parë, ai u paraqit në gjykatë për verifikimin e kësaj mase. Përmes mbrojtësit të tij, i dyshuari Hoxha mohoi akuzën duke i pretenduar si të pavërteta faktet e paraqitura në kallëzim dhe kërkoi lirimin e tij nga qelia.

Sipas avokatit, kallëzimi ishte i motivuar nga konkurrenca. Pasi verifikoi gjeneralitetet e të dyshuarit dhe u njoh me pretendimet e palëve, gjyqtari Asim Vokshi vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

KALLËZIMI

“Panorama” ka siguruar vendimin që la në burg 61- vjeçari, ku zbardhen pretendimet e B.A. ndaj tij. Në kallë- zimin e saj, B.A. ka veçuar një episod të ndodhur në shtator 2015, kur ajo ka qenë duke punuar në pikën e agjencisë së sigurimeve. Rreth orës 10:00, aty është paraqitur një person i interesuar për sigurim automjeti.

“Aty është afruar shtetasi Sh.J., i cili ka thënë se nuk kishte përse të merrte klientët e tyre. Ata kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa shtetasi Ylli Hoxha e ka filmuar fshehurazi gjithë skenën e debatit me qëllim që ta hidhte atë më pas në rrjetet sociale për ta diskredituar kallëzuesen.

Më pas ky filmim është hedhur në rrjetet sociale, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm mora dhe stres psikologjik”, thuhej në vendimin e Gjykatës. Në kallë- zimin e saj, B.A. ka sqaruar se shtetasi Ylli Hoxha e ka përndjekur sistematikisht me fjalë dhe sjellje, duke i krijuar ambient stresues.

Me anë të një qarkoreje të depozituar në Prokurori, ajo ka shpjeguar se shtetasi Ylli Hoxha i ka kërkuar të krijonte lidhje intime dhe se ka ndjekur rregullisht nga pas, edhe pse ajo ka qenë e shoqëruar nga shoqet e saj.

Sipas saj, 61-vjeçari e ka kërcënuar se do ta ndajë nga burri dhe e ka fotografuar e filmuar disa herë që ajo ka pasur klientë në zyrë.

Në kallëzim B.A. ka sqaruar se Hoxha e ka përndjekur dhe fotografuar edhe me bashkëshortin e saj.

Një shoqe e B.A. ka deklaruar se 61-vjeçari është bërë disa herë shqetësim për shoqen e saj.

Ajo ka treguar dhe një rast ky Ylli Hoxha e ka ndjekur me motor, kur ajo me A.B. po shkonin në shtëpi me autobus dhe se Hoxha i ka kërkuar që të zbriste nga autobusi.

BASHKËSHORTI I KALLËZUESES

“Bashkëshorti i kallëzueses ka deklaruar se shtetasi Ylli Hoxha i ka krijuar shqetësime të shumta atij dhe bashkëshortes së tij, duke e përndjekur dhe duke i bërë telefonata të shumta, ku i thoshte të interesohej se më kë takohej, apo me kë shoqërohej e shoqja e tij.

Sipas deklaruesit, Ylli H., duke e kërcënuar atë dhe të shoqen, si dhe duke i treguar në rrugë telefonin ndërsa i thoshte se do t’i tregonte fotot e bashkëshortes së tij, i ka çuar deri në prag divorci.

Më pas, shtetasja A.B. është paraqitur sërish në polici, ku ka deklaruar se Ylli Hoxha vazhdon ta përndjekë, duke e kërcënuar në rrugë dhe kudo që shkon.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Guardiola: Duhet të jetoj me lojtarët e mi që t’i njoh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In